Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portugalia mposht Norvegjinë, Ronaldo nuk luan

Portugalia

Përfaqësuesja e Portugalisë e ka mposhtur Norvegjinë në Oslo me rezultatin 2:1. 

Ishte ndeshja e dytë e Grupit A4 e Ligës së Kombeve. 

Për Cristiano Ronaldon nuk kishte minuta në fitoren e Portugalisë. Ylli i Al-Nassrit u la në stol. 
Joao Felix e kaloi në epërsi Portugalinë në minutën e 17-të. 

Norvegjia i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 51-të me golin që e realizoi Erling Haaland. 
Tre minuta më pas, Gonçalo Ramos, e realizoi golin e fitores 2:1 për Portugalinë. 
Portugalia i prin grupit me gjashtë pikë. Norvegjia mbetet në pozitën e dytë me tri pikë. 
Tri pikë ka edhe Danimarka në vendin e tretë. Uellsi është i fundit pa pikë.