Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti udhëton në Irlandë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Albin Kurti

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar në Irlandë, ku do të marrë pjesë në Samitin IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se në margjina të Samitit dhe gjatë vizitës në Dublin, Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues shtetesh, si dhe institucionesh e organizatash ndërkombëtare. 

Kurti për tri ditë ka qëndruar në vizitë zyrtare në Francë, ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes. 

Gjatë qëndrimit në Francë, të mërkurën ai ka takuar edhe presidentin Emmanuel Macron. 

Kurti ka njoftuar se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës në mënyrë që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.