Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përfundon shorti i plejofit për Ligën A/B

liga

Përfaqësueset që përfunduan në pozitën e katërt në katër grupet e Ligës A do të luajnë në plejof për qëndrim në nivelin më të lartë të Ligës së Kombeve, ndaj përfaqësueseve që përfunduan në vendin e dytë në katër grupet e Ligës B.

Përfaqësueset e Ligës A e kanë përparësinë e terrenit vendës në ndeshjet kthyese. 

Bosnjë-Hercegovina do të ketë përballje të vështirë me Danimarkën. 
Hungaria do të luajë ndaj Serbisë. 

Irlanda që ishte në grup me Kosovën dhe e fitoi ndeshjen e fundit në Dublin 3:0 ndaj “Dardanëve”, do ta kërkojë ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve pas dy ndeshjeve me Kroacinë. 

Ndërkohë, Sllovenia do të luajë ndaj Uellsit.

Lexo përditësimet tjera
short

Tërhiqet shorti për plejofin e Ligës B/C

Të premten në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për plejofin e Ligës B/C. Përfaqësueset që...