Të premten në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për plejofin e Ligës B/C.
Përfaqësueset që përfunduan në vendin e katërt nëpër grupet e Ligës B, do të luajnë në plejof me skuadrat e Ligës C. Skuadrat që përfunduan në vendin e dytë të grupeve në Ligën C e kërkojnë ngjitjen në nivelin e dytë të kësaj gare.
Përfaqësueset e Ligës B e kanë përparësinë e terrenit vendës në ndeshjet kthyese.
Qiproja do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ku luajnë disa shqiptarë. Estonia do të luajë ndaj
Rumanisë.
Ishujt Faroe përballen me Gjeorgjinë, ndërsa Bjellorusia përballë do ta ketë Izraelin. Izraeli ishte në grup me Kosovën në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe mbeti në vendin e fundit.
Ndeshjet luhen nga 25 deri më 30 mars të vitit të ardhshëm.

Ndeshje të forta në çerekfinalet e Ligës së Kombeve
Ndeshje shumë të forta dhe interesante do të zhvillohen në çerekfinale të Ligës së Kombeve në mars të vitit të ardhshëm.
Kështu është vendosur në shortin që të premten në mesditë u tërhoq në Nyon të Zvicrës.
Anglia fillimisht u vu në short ndaj Spanjës, por pasi ishte në të njëjtin grup në Ligën A, u zhvendos te Norvegjia.
Pra, Norvegjia do të luajë ndaj Anglisë, kurse Spanja do të përballet me Francën. Spanja e Franca luajtën edhe në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026. Spanja doli fituese.
Holanda luan ndaj Portugalisë, kurse Belgjika përballet me Gjermaninë, ku së fundmi shkëlqeu Brajan Gruda.
Fituesi i ndeshjes Holanda – Portugalia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Spanjës apo Portugalisë.
Fituesi i ndeshjes Norvegjia - Anglia do të përballet në gjysmëfinale me Belgjikën apo Gjermaninë.
Avantazh i përfaqësueseve që fituan katër grupet e Ligës A është se ndeshjet kthyese i luajnë para tifozëve të vet.
Ndeshjet çerekfinale luhen nga 25 deri më 30 mars të vitit 2027.
Turneu final me gjysmëfinale dhe finalen në fund, luhet prej 9 deri më 13 qershor.
Portugalia është fituese në fuqi e Ligës së Kombeve 2025.
Portugezët fituan edhe në edicionin inaugurues të garës së organizuar nga UEFA, në vitin 2019.
Në vitin 2021 triumfoi Franca, ndërsa Spanja është fituese e Ligës së Kombeve në vitin 2023.

Përfundon shorti i plejofit për Ligën A/B
Përfaqësueset që përfunduan në pozitën e katërt në katër grupet e Ligës A do të luajnë në plejof për qëndrim në nivelin më të lartë të Ligës së Kombeve, ndaj përfaqësueseve që përfunduan në vendin e dytë në katër grupet e Ligës B.
Përfaqësueset e Ligës A e kanë përparësinë e terrenit vendës në ndeshjet kthyese.
Bosnjë-Hercegovina do të ketë përballje të vështirë me Danimarkën.
Hungaria do të luajë ndaj Serbisë.
Irlanda që ishte në grup me Kosovën dhe e fitoi ndeshjen e fundit në Dublin 3:0 ndaj “Dardanëve”, do ta kërkojë ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve pas dy ndeshjeve me Kroacinë.
Ndërkohë, Sllovenia do të luajë ndaj Uellsit.
