Përbërësit:
Brumi: Dy pjesë
5 të bardha të vezës
5 lugë sheqer
1 lugë miell
3 lugë kakao
1 sheqer vanilje
¼ pluhur për pjekje
Kremi:
10 të kuqe të vezës
400 mililitra qumësht
200 gramë çokollatë për zierje “Vitaminka”
1 pako puding çokollate
1 pako sheqer vanilje
50 gramë gjalpë
Kremi i mjedrave:
100 gramë mjedra
1 sheqer vanilje
50 gr sheqer
1 pako puding të mjedrave “Vitaminka”
300 ml ujë

Përgatitja:
Brumi:
1. Tundim të bardhat e vezës me sheqer.
2. Shtojmë kakaon, miellin dhe pluhurin për pjekje.
3. Brumi piqet në tepsi mbi letër për pjekje, me diametër 28cm, në 180°C.
Kremi:
4. Vëmë mbi zjarr 300ml qumësht.
5. Në një enë tjetër shtojmë qumështin e mbetur, të verdhat e vezës, sheqerin dhe pudingun, i përziejmë mirë.
6. Masën e fituar ia shtojmë qumështit pak para pikës së vlimit, e ziejmë bashkë disa minuta derisa masa të trashet.
7. Në fund shtojmë çokollatën dhe gjalpin, i përziejmë derisa të shkrihen.
Kremi nga mjedrat:
8. Vëmë mbi zjarr mjedrat me sheqer dhe 200ml ujë, të ziejnë për 5 minuta.
9. Në enë tjetër shtojmë ujin e mbetur dhe pudingun.
10. Ua shtojmë pudingun mjedrave dhe i përziejmë derisa të trashen.
11. Me kremin e fituar i mbulojmë të dy brumërat të pjekur dhe të ftohur.
12. Sipër ia shtojmë kremin nga çokollata dhe i vendosim një mbi një.