Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se edhe nëse miratohet sërish në Kuvendin e Kosovës, plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen, atë do ta atakojë Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara në Hagë dhe pastaj do ta rrëzojë instanca e Gjykatës Kushtetuese që po ashtu e posedon Specialja.
Miftaraj në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë nuk u zhvillua as edhe një debat me partnerët ndërkombëtarë për t’i bindur që të bëhen ndryshimet që po kërkohen në Ligjin për Specialen.
“Mendoj se ky Ligj nëse miratohet ditën e enjte, do të atakohet nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara në Hagë dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara në Hagë që në njëfarë mënyrë do të vlerësoj kushtetushmërinë. Jam shumë i sigurt që do ta rrëzojë sepse edhe përkundër asaj që e patëm këtë kohë shtesë, prapë se prapë nuk patëm debat, e as diskutime përmbajtësore me partnerët tanë ndërkombëtarë që t’i bindim që ta plotësojmë e ndryshojmë Ligjin. Me vetë faktin që e kemi në kor një reagim prej zyrës së BE-së, ambasadave kyç, po tregohet që ata e kanë ndarë mendjen që Ligji do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese në Hagë”, ka thënë Miftaraj.
Ai ka treguar edhe se si do të mund të qëndronin dispozita të caktuara të këtij Ligji duke mos e cenuar as operimin e vetë Gjykatës Speciale, pasi këto obligime shteti i Kosovës i ka marrë qysh kur është themeluar kjo Gjykatë.
“Nëse Dhomat e Specializuara e ndërtojnë standardin përmes së cilit vlerësohet ligjshmëria e ligjit, se sa i kufizon të drejtat dhe liritë e njeriut, mund të ketë dispozita që mund të ndryshojnë. Nëse Grupi Punues do e bënte një balancë mes vlerave të të pandehurve në procedurë, të sundimit të ligjit e procesit të drejtë dhe viktimave, ku do të parashihej që Republika e Kosovës do të ndante një buxhet për viktimat nëse kemi aktgjykim final dënues, jam i sigurt që do të bëhej një balancë e do të mund të qëndronin dispozita të caktuara të cilat në radhë të parë nuk do e cenonin operimin e Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Miftaraj në KTV.
Edhe
Miftaraj: Ligji për Specialen ka probleme, presidentja vepron drejt nëse ia kthen Kuvendit
Kuvendi të enjten e kaluar e përfshiu në rend dite shqyrtimin e Projektligjit që ia kufizon mandatin Gjykatës Speciale, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.
Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik sërish është bërë “pishman” dhe ka kërkuar që përmbajtja e njëjtë e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amendamentimit.
Miftaraj për dënimin e dytë të Thaçit: Gjykata tentoi të shpëtojë fytyrën e Prokurorisë
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se qysh kur është hartuar Ligji për Dhomat e Specializuara, ka qenë kërkesë kryesisht e partnerëve ndërkombëtarë që të ketë një kapitull të veçantë ku do të përcaktohej si vepër penale – pengimi në administrimin e drejtësisë.
Por, me dënimin e sotëm të ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliut, prej 41 muajsh burgim efektiv dhe një muaj burgim me kusht, Miftaraj ka deklaruar se të krijohet përshtypja se vetëm kanë dashur që të ndërtojnë një narrativë të re për Thaçin, në mënyrë që ta përforconin verdiktin e parë.
Sipas Miftarajt, ky është edhe mesazh që Gjykata ua shqiptoi këtë dënim për të shpëtuar fytyrën e Prokurorisë.
“Kur është nisur si rast kam besuar që kur të ngritet një aktakuzë e tillë ndaj një numri kaq të madh personash, do të jetë përmbajtësore e voluminoze dhe asnjë prej tyre s’do të shpëtonte pa 5-6 vjet burgim. Kur i pamë sot dënimet ishte dëshpëruese, sepse po e fiton përshtypjen që qëllimi nuk ka qenë t’i ndjekin penalisht për pengim në administrim të drejtësisë, por të ndërtohet një narrativë të re se kemi një rast të dytë se si Thaçi po bën përpjekje të pengojë administrimin e drejtësisë. Pra, si përforcues për verdiktin e parë. Nuk po flasim për vepra penale të zakonshme, por po flasim për vepra penale që janë të një rëndësie më komplekse për të cilën e kemi aktgjykimin e shkallës së parë dhe kur përfundon me dënime të tilla, të ulëta, ky është mesazh që njëfarë mënyre Gjykata e ka bërë për të shpëtuar fytyrën e Prokurorisë”, ka deklaruar Miftaraj në KTV.
Edhe
Kuvendi sot vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu, janë dënuar më 41 muaj burgim efektiv dhe një muaj burgim me kusht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në rastin kundër administrimit të drejtësisë.
Me vendimin e shpallur nga gjyqtari Kristofer Gosnell, Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim, Smakaj e Fazliu me nga 12 muaj burgim, Kuçi me një muaj burgim me kusht. Ndërsa ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm.