Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara ka probleme të cilat duhet të adresohen.
Miftaraj në një postim në Facebook ka thënë se presidentja Justina Shiroka-Pula do të vepronte drejtë nëse do ta kthente Ligjin në Kuvend.
Më 6 tetor Kuvendi miratoi në lexim të dytë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Mirëpo, këto ndryshime, të cilat i propozoi Partia Demokratike të Kosovës, ende nuk janë nënshkruar nga presidentja Shiroka-Pula.
“Ligji për Dhomat e Specializuara është evidente se ka probleme të cilat kanë nevoje për adresim. Vendim i drejtë nga Presidentja nëse ligjin ia kthen Kuvendit. Në ndërkohë Qeveria të vë kontakte menjëherë me Bashkimin Evropian për t’i filluar konsultimet për këtë ligj”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Ndryshimet në Ligjin për Specialen që i ka bërë Kuvendi përfshijnë edhe nevojën për monitorim ndërkombëtar të proceseve gjyqësore në Speciale.
Me ndryshimet e miratuara, Gjykatës Speciale i është hequr mandati që të gjykojë krimet e luftës, për çka janë dënuar katër ish-drejtuesit e UÇK-së.
Edhe
Specialja kritikohet për mungesë llogaridhënieje
Sipas dispozitave të reja, juridiksioni i Gjykatës në Hagë do të përqendrohet në akuzat që lidhen me raportin e senatorit zviceran Dick Marty, i cili përmban pretendime për krime kundër njerëzimit që i atribuohen pjesëtarëve të UÇK-së.
Arsye për themelimin e Speciales është pikërisht raporti i Dick Martyt i miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 2011.
-
Presidentes i kërkohet të veprojë më shpejt lidhur me Ligjin për Specialen
-
Kufizimi i juridiksionit të Speciales një nënshkrim larg hyrjes në fuqi
-
Haxhiu e përcjell për dekretim te presidentja Ligjin për Dhomat e Specializuara
-
Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend