Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vaji i ullirit ul rrezikun e vdekjes nga sëmundja e demencës

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit

Sipas një studimi të ri që u bë në Universitetin e Harvardit, shkencëtarët sugjerojnë se një lugë gjelle vaj ulliri në ditë, mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundja e demencës.

Në studimin që u publikua në JAMA Network Open, morën pjesë 92 mijë persona të moshës madhore, të cilët u mbikëqyrën për 28 vjet, duke konsumuar të paktën 7 gramë vaj ulliri çdo ditë. Rezultatet treguan se kjo gjë uli rrezikun e vdekjes nga sëmundja e demencës për 28 për qind, pasi të dhënat u krahasuan me të dhënat e personave që nuk konsumuan vaj ulliri, raporton CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimi është bërë në formë të rishikimit të rezultateve të një studimi të mëparshëm, që ishte publikuar në korrik të vitit 2023 në takimin e përvitshëm të American Society of Nutrition’s, ku ishte analizuar nëse mënyra mediterane e të ngrënit ul rrezikun e vdekjes nga sëmundja e demencës.

Autorët e studimit, vlerësonin të dhënat e pjesëmarrësve çdo katër vjet përmes një pyetësori.
Pjesëmarrësit që përdorën 5 gramë vaj ulliri çdo ditë, në vend të margarinës apo majonezës, patën 8 deri në 14 për qind më pak rrezik të vdekjes nga demenca.
Autorët deklaruan se rezultatet me vajra të tjerë bimorë apo gjalpë nuk ishin domethënëse.

“Studimi ynë përforcon këshillat e dietologëve, të cilët rekomandojnë konsumimin e vajrave bimore, si vaji i ullirit dhe sugjeron që këto këshilla jo vetëm që mbështesin shëndetin e zemrës, por fuqishëm mbështesin edhe shëndetin e trurit”, ka thënë autorja e studimit Anne-Julie Tessier, dietologe në Universitetin e Harvardit.

Ajo gjithashtu ka thënë se përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrave të tjera industriale si margarina e majoneza, është një zgjedhje e sigurt si dhe mund të ulë rrezikun nga demenca fatale.

Ani pse autorët e studimit kanë deklaruar se duhet të bëhen ende studime, ata gjithashtu deklaruan se çdo gjë që mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular, si për shembull mos konsumimi i duhanit, mund të ulë rrezikun edhe nga demenca.

“Rezultatet e konsumimit të vajit të ullirit treguan përmirësim në shëndetin kardiovaskular, prandaj mund të ketë lidhshmëri edhe me uljen e rrezikut nga demenca”, ka thënë Duane Mellor, dietolog që nuk ishte  pjesëmarrës në studim.