Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Konsumimi i vajit të ullirit mund të mbrojë nga demenca

Një studim i ri i madh, i paraqitur të hënën në mbledhjen vjetore të Shoqatës Amerikane për Ushqimin në Boston, zbuloi se pjesëmarrësit që hanin më shumë se gjysmë lugë vaj ulliri në ditë ulën rrezikun e vdekjes nga demenca me 28 për qind në krahasim me ata që kurrë ose rrallë konsumonin vaj ulliri.

Analiza zbuloi gjithashtu se zëvendësimi i vetëm një lugë çaji margarinë dhe majonezë me sasinë ekuivalente të vajit të ullirit në ditë ishte i lidhur me një rrezik 8 deri në 14 për qind më të ulët të vdekjes nga demenca, raportoi “Everydayhealth”.

“Studimi ynë përforcon udhëzimet dietike që rekomandojnë vajra vegjetale të tilla si vaji i ullirit dhe sugjeron se këto rekomandime jo vetëm mbështesin shëndetin e zemrës, por edhe shëndetin e mundshëm të trurit”, tha autorja kërkimore Anne-Julie Tessier, RD, PhD, një studiuese postdoktorale në Shkollën e Shëndetit Publik T.H. Chan të Harvardit, në një deklaratë.

Nëse përdoret vaji i ullirit si një produkt natyror, në vend të yndyrave të tilla si margarina dhe majoneza komerciale, është një zgjedhje e sigurt dhe mund të zvogëlojë rrezikun e demencës fatale.

Vaji i ullirit mund të sjellë dobi për shëndetin, pavarësisht nga cilësia e përgjithshme e dietës

Sipas zbulimeve të fundit marrja më e lartë e vajit të ullirit ishte e lidhur me një rrezik mesatarisht më të ulët të demencës fatale, pavarësisht se si ishte cilësia e dietës së një personi. Kështu që edhe ata që hanin më pak shëndetshëm në përgjithësi dukej se përfitonin nga vaji i ullirit.

Ky studim afatgjatë tregon se ka përfitime njohëse shëndetësore nga konsumimi i sasive relativisht të vogla të vajit të ullirit. Kërkimet sugjerojnë se ka gjëra në vajin e ullirit që në njëfarë mënyre ngrisin shëndetin kognitiv dhe këto gjëra nuk janë të pranishme në margarinë ose majonezë. Gjithashtu në këtë studim thuhet se vaji i ullirit po tregon rezultate të mira në mbrojtjen e zemrës dhe trurit.

Edhe Përbërësi ushqimor që mund të përmirësojë shëndetin e trurit Lifestyle Përbërësi ushqimor që mund të përmirësojë shëndetin e trurit

Vaji i ullirit zëvendëson shkëlqyeshëm e shëndetshëm margarinën, gjalpin, majonezën ose yndyrën e bulmetit dhe çon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Ekspertër po e konsiderojnë vajin e ullirit të shëndetshëm për zemër dhe po thonë se përmirëson gjendjen e kolesterolit. Ky përfitim shëndetësor kardiovaskular mund të sigurojë një përfitim të tërthortë për shëndetin kognitiv duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut në tru. Disa antioksidantë që gjenden në vaj ulliri po ndikojnë automatikisht në tru pasi që po kapërcejnë barrierat që i shkaktojnë faktorë të ndryshëm në mes të trurit dhe gjakut.

Ekspertët e këtyre studimeve po këshillojnë që të përdorni sa më shumë vajin e ullirit nëpër sallata. Gjithashtu të konsumoni nga një lugë gjelle çdo ditë.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi