Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 15 numri i të vrarëve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore

Kiev

Foto: Associated Press

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë të plagosur si pasojë e një vale sulmesh ruse me raketa, gjatë orëve të para të se enjtës në Kiev dhe në rajonin përreth. 

Sulmet vijnë ndërsa Ukraina vazhdon të përballet me mungesë të raketave për mbrojtjen ajrore. 

Blloqe banimi dhe magazina janë goditur në të gjithë qytetin gjatë natës, ka thënë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. 

Edhe një spital për fëmijë dhe një shkollë janë dëmtuar, kanë njoftuar autoritetet vendase. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vdekjet erdhën si pasojë e mungesës së raketave të mbrojtjes ajrore, furnizime të cilat Kievi zyrtar i siguron nga aleatët perëndimorë.

Ndërkohë, duke folur për BBC News pranë një pallati të shkatërruar në Kiev, kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, ka thënë se Ukraina ka nevojë për municione dhe sisteme kundër-raketore. 

Edhe Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi Botë Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi

Ndërkohë, Rumania ka njoftuar të enjten se një dron ka hyrë në territorin e saj përmes kufirit verior me Ukrainën, duke aktivizuar sirenat e alarmit ajror. 

Edhe ushtria polake ka njoftuar se kishte nisur “operacione mbrojtëse” për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, duke qenë se vendi ndan një pjesë të kufirit juglindor me Ukrainën. 

Lexo përditësimet tjera
Kiev, Ukraine

Rusia sulmon Kievin dhe rajonet përreth, të paktën 12 të vdekur

Autoritetet ukrainase  kanë njoftuar se një valë sulmesh ruse me raketa gjatë natës kanë lënë të...