Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 45 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi masiv me dronë dhe raketa ruse në kryeqytetin e Ukrainës të enjten në mëngjes.

Ky ishte sulmi i parë i madh i kombinuar rus ndaj Kievit në javë të tëra, ndërsa përpjekjet e paqes të udhëhequra nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës trevjeçare po vazhdojnë, raporton AP.

Midis të vdekurve janë dy fëmijë, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, duke cituar informacione paraprake. 

Shifrat e viktimave pritet të rriten. Ekipet e shpëtimit ishin në vendngjarje për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

"Rusia zgjedh balistikën në vend të tryezës së negociatave", ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X pas sulmit. 

“Ne presim një përgjigje nga të gjithë në botë që kanë bërë thirrje për paqe, por tani më shpesh heshtin në vend që të marrin qëndrime parimore”, ka shtuar ai.

Të paktën 20 vende në shtatë rrethe të Kievit janë sulmuar. Gati 100 ndërtesa janë dëmtuar, përfshirë një qendër tregtare në qendër të qytetit.

17 të vdekur nga sulmet masive ruse mbi Kiev

1 muaj më parë / 28 gus 2025 14:25
Ukraine, Kiev

Photo: Associated Press

Ka shkuar në 17 numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve masive ruse mbi Kiev të enjten në mëngjes, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Në mesin e të vdekurve janë katër fëmijë.

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa në disa zona të Kievit, duke lënë po ashtu rreth 50 të plagosur.

Sulmet përveq dëmeve në njerëz, kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, përfshirë dëmtimin e ndërtesës së Këshillit të Britanisë dhe po ashtu atë të delegacionit të BE-së në Kiev.

Për këtë arsye Komisioni Evropian ka njoftuar se do të thërras të dërguarin e Rusisë në BE.

Ndërkaq edhe ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur se ka thirru ambasadorin e Rusisë në Londër. 

Kremlini ka deklaruar ndërkohë se ka sulmuar infrastrukturën ushtarake dhe ka shtuar se vazhdon të jetë i interesuar për bisedimet e paqes. 

Britania thërret ambasadorin rus në Londër pas sulmeve mbi Kiev

1 muaj më parë / 28 gus 2025 14:20
Ukriane

Photo: Associated Press

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka thirrur ambasadorin rus në Londër lidhur me sulmet e fundit ruse në Kiev, ka konfirmuar sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy.

Në një postim në mediat sociale, Lammy ka thënë se sulmet e Moskës "vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe dëmtuan ndërtesa, përfshirë Këshillin Britanik dhe Delegacionin e BE-së në Kiev".

"Ne kemi thirrur ambasadorin rus. Vrasjet dhe shkatërrimi duhet të ndalen", ka thënë ai.

Edhe Komisionit Evropian ka thënë se do ta thërrasë të dërguarin e Rusisë në BE-së, pasi ndërtesa e delegacionit të BE-së është dëmtuar nga sulmet.

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet më masive mbi Kiev që nga korriku. 

Kremlini pas sulmeve mbi Kiev: Jemi ende të interesuar për paqe

1 muaj më parë / 28 gus 2025 13:25
Kiev

Photo: Associated Press

Kremlini ka thënë të enjten se vazhdon të jetë i interesuar për vazhdimin e negociatave për arritjen e fundit të luftës në Ukrainë.

Deklarata vjen pak pas sulmeve më masive ruse të kryera që nga korriku mbi kryeqytetin rus, të cilat kanë lënë të paktën 15 të vdekur, në mesin e tyre katër fëmijë, dhe rreth 50 të tjerë të lënduar. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se forcat ruse kanë vazhduar të shënjestronin infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.

Ai ka pretenduar vazhdimisht, pa ofruar asnjë provë, se Rusia nuk shënjestron qëllimisht civilët.

"Forcat e armatosura ruse po kryejnë detyrat e tyre. Siç u tha, ato vazhdojnë të godasin infrastrukturën ushtarake. Sulmet janë të suksesshme, objektivat po shkatërrohen dhe operacioni special ushtarak vazhdon. Në të njëjtën kohë, Rusia mbetet e interesuar të vazhdojë procesin e negociatave në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, ka thënë Peskov. 

15 të vdekur, katër prej tyre fëmijë nga sulmet masive ruse mbi Kiev

1 muaj më parë / 28 gus 2025 12:58
Kiev, Ukraine

Photo: Associated Press

Ka shkuar në 15 numri i të vdekurve, në mesin e tyre katër fëmijë, në Kiev si pasojë e sulmeve ruse të enjten herët mbi disa zona të kryeqytetit ukrainas.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 48 të tjerë, raporton AP.

Ky ishte sulmi i parë i madh rus ndaj Kievit në javë të tëra, ndërsa përpjekjet e paqes të udhëhequra nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës trevjeçare po zhvilloheshin. 

Rusia ka nisur 598 dronë dhe 31 raketa të llojeve të ndryshme në të gjithë vendin, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, duke e bërë atë një nga sulmet më të mëdha ajrore të luftës.

Ndërtesa e delegacionit të BE-së në Kiev raportohet të jetë dëmtuar nga sulmet dhe për këtë ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndërkaq, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka njoftuar se për këtë do të thërras të dërguarin e Rusisë në Bashkimin Evropian. 

Komisioni Evropian do të thërrasë të dërguarin e Rusisë pas sulmit mbi Kiev

1 muaj më parë / 28 gus 2025 12:48
Kaja Kallas - 22 maj

Photo: Driton Paçarada

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të thërrasë të dërguarin e Rusisë në Bashkimin Evropian në lidhje me sulmin ajror të enjten herët që dëmtoi kompleksin diplomatik të bllokut në Kiev.

Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian, ka thënë në një postim në X të enjten se do të thërriste të dërguarin e Rusisë në bllokun me 27 vende.

"Asnjë mision diplomatik nuk duhet të jetë kurrë shënjestër. Në përgjigje, ne po thërrasim të dërguarin rus në Bruksel", ka shkruar Kallas.

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre katër fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë të plagosur si pasojë e sulmeve në disa zonë të Kievit. 

Rusia po tallet me përpjekjet për paqe, thotë von der Leyen

1 muaj më parë / 28 gus 2025 12:43
Von Der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është "e indinjuar nga sulmi ndaj Kievit të enjten që goditi edhe zyrat e BE-së”.

“Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me dronë dhe raketa në kryeqytet që nga korriku... ishte sulm edhe ndaj delegacionit tonë të BE-së. Sapo fola me zëvendësambasadorin tonë dhe jam e lehtësuar që asnjë nga stafi ynë nuk u lëndua”, ka deklaruar ajo.

Në një postim të mëparshëm në X, von der Leyen i përshkroi sulmet ndaj Kievit si "një natë tjetër të bombardimeve të pamëshirshme të Rusisë".

Ajo paralajmëroi se "Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj diskriminuese ndaj infrastrukturës civile" dhe i bëri thirrje Putinit të "bashkohet me negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

Ndërtesa diplomatike e BE-së në Kiev është goditur nga sulmet e Rusisë gjatë natës në disa zona të kryeqytetit ukrainas.

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre katër fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë të plagosur si pasojë e sulmeve.

Zyrat e Këshillit Britanik janë goditur nga sulmet ruse mbi Kiev

1 muaj më parë / 28 gus 2025 11:02
Kiev

Photo: Associated Press

Raportohet se zyrat e Këshillit Britanik në qendër të Kievit është goditur po ashtu të enjtën në mengjes nga një sërë sulmesh ruse të kryera në disa zona.

Ndërtesa e Këshillit Britanik në Kiev ndodhet shumë afër asaj të delegacionit të BE-së e cila po ashtu ka pësuar dëme nga sulmet, raporton The Guardian.

Kuptohet që organizata, e cila promovon mësimdhënien e anglishtes jashtë vendit, po përcakton se çfarë ka ndodhur.

Shkon në 12 numri i viktimave nga sulmi rus në Kiev

1 muaj më parë / 28 gus 2025 10:16
Kiev

Photo: Associated Press

Ka shkuar në 12 numri i viktimave si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës në Ukrainë.

Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë, raporton BBC.

Forcat ruse nisën një sulm të madh me dron dhe raketa gjatë natës duke  dëmtuar ndërtesa banimi dhe ndërtesa të tjera në shtatë rrethe, thanë zyrtarët ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmi, i cili vrau edhe fëmijë, i tregoi botës përgjigjen e Rusisë ndaj diplomacisë mes përpjekjeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund luftës.

"Rusia zgjedh balistikën në vend të tryezës së negociatave", ka thënë Zelensky në X, duke bërë thirrje për sanksione të reja ndaj Rusisë. 

"Ajo zgjedh të vazhdojë të vrasë në vend që t'i japë fund luftës", ka shtuar Zelensky. 

Autoritetet e qytetit të Kyiv raportuan për të paktën 38 të plagosur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, me shërbimet e emergjencës që po shuajnë zjarret dhe kontrollojnë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.