Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev

Sulmet në Kiev

Foto: Associated Press

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur, përfshirë pesë fëmijë, pas një vale të re sulmesh raketore ruse mbi Kievin. 

Ky ishte sulmi i dytë ndaj kryeqytetit ukrainas brenda një jave, raportoi të hënën BBC-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, i cili tha se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në më shumë se 20 lokacione të goditura. Sipas tij, raketat kanë goditur ndërtesa shumëkatëshe banimi në dy lagje të qytetit.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se raketat balistike ruse goditën disa objekte në kryeqytet, duke shkaktuar zjarre në komplekse banimi. Po ashtu, u dëmtuan depo dhe një punishte për riparimin e automjeteve.

Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia po përgatiste një tjetër sulm masiv ndaj Kievit. 

Ai tha se shërbimet e inteligjencës kishin sinjalizuar një valë të dytë sulmesh, pas bombardimeve të së enjtes që lanë të vrarë të paktën 30 persona.

Sulmet e fundit ndodhin në prag të samitit të NATO-s në Turqi, ku Zelensky pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.