Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, njoftuan autoritetet lokale.
Në orët e para të së shtunës, raketat goditën zonat në lindje të Kievit. Banorët raportuan se dëgjuan shpërthime të fuqishme, vetëm pak ditë pasi sulmet ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës lanë të vrarë 21 persona.
Sulmet me raketa balistike shkaktuan vdekjen e tre personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, bëri të ditur kreu i administratës ushtarake të rajonit, Timur Tkachenko, raporton BBC.
Sipas tij, mbetjet e raketave të rrëzuara dëmtuan ndërtesa banimi dhe automjete, ndërsa në një tjetër objekt shpërtheu zjarr.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin serb, Beograd, në vizitën e tij të parë në Serbi.
Edhe
Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
Gjatë vizitës, Zelensky u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Zelensky po përpiqet të sigurojë mbështetje më të gjerë ndërkombëtare për Ukrainën. Megjithatë, Vuçiq ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.