Një person ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pasi Rusia ndërmori një valë të madhe sulmesh me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpërthime janë dëgjuar në të gjithë qytetin, ndërsa kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, shkroi në Telegram se dëme janë raportuar në të gjitha distriktet, përfshirë ndërtesa banimi dhe shkolla.
Në mesin e të plagosurve është edhe një djalë 15-vjeçar, ndërsa 13 persona janë dërguar në spital, tre prej tyre në “gjendje të rëndë”, tha Klitschko.
Sulmet vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua për hakmarrje duke akuzuar Ukrainën për një sulm vdekjeprurës ndaj një konvikti studentor në qytetin Starobilsk të premten, ku mbetën të vrarë 18 persona.
Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se kishte kryer një sulm pranë Starobilskut në Ukrainën lindore të pushtuar nga Rusia gjatë natës së së premtes, por këmbënguli se objektivi ishte një njësi ushtarake ruse.
Sulmi rus gjatë natës të së dielës goditi më shumë se 40 lokacione në Kiev, ndërsa mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, depo, një supermarket dhe një qendër tregtare, sipas Klitschkos.
“Kryeqyteti është vënë nën një sulm masiv balistik. Janë të mundshme edhe lëshime të tjera”, shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, shefi i administratës ushtarake të Kievit, pak pas mesnatës.
Një person humbi jetën pasi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në distriktin qendror Shevchenko u godit dhe shpërtheu zjarr në katet e sipërme.
Rusia sulmon Kievin me raketën Oreshnik, të paktën katër të vdekur
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën se Rusia ka përdorur raketën e fuqishme balistike hipersonike Oreshnik gjatë një sulmi masiv me dron dhe raketa në Kiev të dielën, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.
Kjo është hera e tretë që arma është përdorur në luftën katërvjeçare.
Sulmi intensiv ajror ka dëmtuar ndërtesa në të gjithë kryeqytetin ukrainas, duke përfshirë pranë zyrave qeveritare, ndërtesave të banimit dhe shkollave.
Oreshnik, e cila është i aftë të mbajë koka bërthamore ose konvencionale, goditi qytetin Bila Tserkva në rajonin e Kievit, ka thënë Zelensky në një postim në Telegram. Objektivi nuk ishte menjëherë i qartë.
Rusia e ka përdorur për herë të parë Oreshnik me shumë koka në qytetin ukrainas të Dnipros në nëntor 2024. U përdor për herë të dytë në janar në rajonin perëndimor të Lvivit.
Sulmi i kombinuar përfshinte 600 dronë sulmues dhe 90 raketa të lëshuara nga ajri, deti dhe toka, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.
Mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar dhe bllokuar 549 dronë dhe 55 raketa. Rreth 19 raketa dështuan të arrinin objektivat, kanë njoftuar Forcat Ajrore.
Më parë, Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po planifikonte të përdorte Oreshnikun, duke cituar informacione nga SHBA-ja dhe partnerët perëndimorë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Oreshnik, që do të thotë "pemë lajthie" në rusisht, përhapet me shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit, dhe është e aftë të shkatërrojë bunkerë nëntokësorë "tre, katër ose më shumë kate poshtë".
Arma udhëton "si një meteorit" dhe është imune ndaj çdo sistemi mbrojtës nga raketat, ka thënë Putini, duke shtuar se disa raketa të tilla, madje të pajisura me koka luftarake konvencionale, mund të jenë po aq shkatërruese sa një sulm bërthamor.