Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ekipin e tij negociator të kthehet nga Katari, ku po zhvilloheshin bisedime mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim në Gazë.
“Pas rreth një jave kontaktesh të tensionuara në Doha, ekipi i lartë negociator do të kthehet në Izrael për konsultime dhe nivelet e punës do të mbeten në Doha në këtë fazë", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, raporton BBC.
“Izraeli pajtohet me propozimin e SHBA-së për kthimin e pengjeve bazuar në përshkrimin e të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff”, thuhet më tej në deklaratë.
Plani i Witkoff parasheh që Izraeli të lejojë një armëpushim 50-ditor në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të mbetura menjëherë dhe pjesa tjetër të lirohet nëse më pas arrihet një marrëveshje.
“Ky propozim i është përcjellë Hamasit së fundmi përmes ndërmjetësve, por ai vazhdon t'i përmbahet refuzimit të tij”, thuhet po ashtu në deklaratë.
Edhe
Izraeli do të dërgojë një delegacion në Katar, për të negociuar armëpushimin me Hamasin
Ndërkohë, Hamasi e ka akuzuar Netanyahun se ka hyrë në bisedime me keqbesim dhe me pretendimin për pjesëmarrje.
"Asnjë negociatë të vërtetë nuk ka pasur që nga e shtuna e kaluar”, kanë thënë ata në një deklaratë të martën.
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë
-
Netanyahu urdhëron sulme mbi Gazë
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Mblidhet kabineti i sigurisë i Netanyahut, pritet miratimi i planeve për ofensivën në Gazë