Kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka filluar të mbajë një mbledhje në të cilën pritet të miratohen planet për fazat e ardhshme të operacionit ushtarak në Qytetin e Gazës.
Mediat izraelite raportojnë se Netanyahu nuk do ta sjellë në mbledhje propozimin e fundit për një armëpushim 60-ditor në luftën në Gazë, që do të bënte të mundur edhe kthimin e rreth gjysmës së pengjeve që mbahen nga Hamasi.
Izraeli nuk e ka pranuar propozimin e fundit nga ndërmjetësit rajonalë - duke thënë se tani do të bjerë dakord vetëm për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të kthyer të gjithë pengjet dhe për t'i dhënë fund luftës sipas kushteve të saj.
-
Shtyhet mbledhja e kabinetit në të cilën Netanyahu do të vendoste për pushtimin e plotë të Gazës
-
Netanyahu: S’ka tërheqje izraelite nga Gaza pa çarmatosje të plotë të Hamasit
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë
-
Pak para votimit në OKB, Netanyahu këmbëngul të mos ketë shtet palestinez
-
Netanyahu urdhëron sulme mbi Gazë