Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka urdhëruar rishikimin e marrëveshjes së asocimit BE-Izrael, një marrëveshje e tregtisë së lirë midis dy rajoneve.
Vendimi vjen pas bllokadës 11 javore të Izraelit të ndihmës humanitare për Gazën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ndërkohë, i takon Izraelit të zhbllokojë ndihmën humanitare”, ka thënë ajo në një konferencë për shtyp pas Këshillit të Punëve të Jashtme, raporton BBC.
"Shpëtimi i jetëve duhet të jetë prioriteti ynë kryesor”, ka shtuar ajo.
Një diskutim për rishikim ishte propozuar më herët nga ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp.
Vendimi i BE-së për rishikim të marrëdhënieve tregtare me Izraelin vjen pak orë pas vendimit të Britanisë së Madhe për te pezulluar bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës në Gazë.