Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se ishte gabim që Ukraina nuk u pranua në NATO në vitin 2008, duke argumentuar se anëtarësimi i saj në aleancë mund ta kishte parandaluar luftën e tanishme mes Ukrainës dhe Rusisë.
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Merz ka thënë se aleatët duhej ta kishin ndjekur propozimin e Shteteve të Bashkuara për pranimin e Ukrainës në aleancën ushtarake, në samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht.
“Mendoj se sot të gjithë e kuptojmë, duke parë prapa, se ishte gabim që nuk e ndoqëm propozimin amerikan në samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht për ta pranuar Ukrainën në NATO. Nëse ajo do të ishte bërë anëtare e NATO-s, kjo luftë mund të ishte parandaluar”, ka deklaruar Merz.
Merz po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, se diskutimet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO duhet të rihapen.
Kancelari gjerman e ka cilësuar qëndrimin e Francës si logjik, duke thënë se ai përputhet me garancitë e sigurisë që Ukraina ka nevojë dhe që duhet t’i marrë pas përfundimit të luftës.
Merzi ka thënë gjithashtu se këto garanci duhet të jenë të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, i cili përcakton se një sulm i armatosur ndaj njërit prej anëtarëve konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
Edhe
Kryeministri sllovak akuzon kancelarin gjerman për shantazh lidhur me Ukrainën
Sipas tij, garanci të tilla do t’i afroheshin shumë anëtarësimit në NATO dhe janë thelbësore jo vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë e Evropës.
Mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO është një prej kushteve që Rusia ka përcaktuar për t’i dhënë fund luftës.
-
Merz: SHBA-ja dhe Rusia s’mund ta zgjidhin çështjen e luftës pa Ukrainën dhe Evropën
-
Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë
-
Merz: Ukraina të bëhet anëtare e asociuar e BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor vëzhguese
-
Merz i kërkon Rusisë ta ndalë luftën në Ukrainë