Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar të martën në Berlin me kancelarin gjerman Friedrich Merz, vendi i të cilit është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën katër vjeçare të saj kundër Rusisë.
Në një konferencë për shtyp me Zelenskyn, Merzi përsëriti mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe ka theksuar nevojën për “ta vënë sa më shpejt në funksion kredinë e BE-së për Ukrainën, e rënë dakord në dhjetor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUkraina ka mungesë të theksuar fondesh dhe ka nevojë për një kredi të premtuar prej 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian. Kjo ishte bllokuar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, por largimi i tij si kryeministër pas zgjedhjeve të fundjavës mund ta zhbllokojë shumën.
Merz i ka bërë thirrje Rusisë edhe një herë që “ta përfundojë këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se “Rusia nuk ka asgjë për të fituar.”
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po zhvillonte gjithashtu bisedime me homologun e tij, Mykhailo Fedorov, ish-shefin e transformimit digjital të Ukrainës, i cili mori detyrën e re në janar dhe vlerësohet për përparimin në teknologjinë e dronëve ushtarakë.
Përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë janë zbehur muajt e fundit, pasi lufta në Iran ka tërhequr vëmendjen e administratës së Trumpit, megjithëse Tammy Bruce, zëvendësambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën se Uashingtoni “do të vazhdojë të shtyjë për një përfundim të negociuar dhe të qëndrueshëm” të luftës.
Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thonë se Ukraina muajt e fundit ka shënuar suksese në fushëbetejë kundër ushtrisë më të madhe të Rusisë, duke penguar një ofensivë pranverore të nisur nga Rusia, ndërsa kushtet e motit po përmirësohen.
Rusia kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës. Kjo përfshin edhe Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi në vitin 2014.
Kievi varet shumë nga inteligjenca amerikane për shënjestrimin brenda Rusisë dhe ka nevojë për sisteme më të avancuara të mbrojtjes ajrore të prodhuara në SHBA-ja për të ndalur sulmet me raketa ruse ndaj rrjetit të energjisë.
Nëse lufta në Iran zgjatet, ajo mund të dobësojë mbështetjen jetike të SHBA-së për Kievin, gjë që e shqetëson Zelenskyn.
Për më tepër, ushtria ukrainase ka mungesë personeli, duke u përballur me rreth 200,000 dezertime dhe shmangie të rekrutimit nga rreth 2 milionë njerëz, sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, në janar.