Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketa të martën, në qytetin juglindor të Dniprosë në Ukrainë.
Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, kanë thënë zyrtarët ukrainas.
"Këta ishin civilë që thjesht po udhëtonin me veturat e tyre. Njerëz që po bënin punët e tyre, duke u kthyer në shtëpi te familjet e tyre”, ka thënë ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksiy Kuleba, në aplikacionin Telegram.
Një strukturë infrastrukturore është dëmtuar në sulm, sipas prokurorëve.
Të paktën 10 persona të shtruar në spital janë në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Oleksandr Ganzha në Telegram. Një nga viktimat, një burrë 40-vjeçar, vdiq në spital, ka thënë ai.
Një video e ndarë nga zyrtarët tregonte vetura me gjurmë gjaku dhe dëmtime nga mbeturinat.
-
Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme pas takimeve me të dërguarin amerikan, 7 të vdekur në Ukrainë
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet