Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, kunatit të saj Albert Sylaj.
“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.
I dyshuari për vrasjen gjendet në arrati dhe Policia e ka shpallur në kërkim.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës.
Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun.
Edhe
Në Vitomiricë vritet gruaja e cila tri ditë më herët kërkoi mbrojtje nga shteti
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj.
Vrasja ndodhi pak orë pasi ajo kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje i cili është ndaluar nga Policia.
Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi tragjikisht.
-
Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt
-
Letra e Arlinda Zekajt në shesh të Pejës si dëshmi për dështimin e shtetit
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
-
QIKA bën përgjegjës shtetin për vrasjen e Arlinda Zekajt