Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar se lufta në Iran e ka larguar vëmendjen nga agresioni i Rusisë kundër vendit të tij.
Ai i ka thënë CNN-it se është një "rrezik i madh" të mendosh se përpjekjet për t'u dhënë fund luftimeve në Ukrainë nuk mund të rifillojnë derisa të mbarojë konflikti në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur nga zyra presidenciale në Kiev, Zelensky ka thënë të mërkurën se ndërsa bisedimet teknike me Shtetet e Bashkuara janë ende duke u zhvilluar, ai nuk "e sheh mundësinë për t'u takuar ... derisa çështja e Iranit të mbyllet".
Zelensky ka theksuar se është një "sfidë" që i njëjti ekip negociatorësh amerikanë, i udhëhequr nga i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, po drejtonte të dy bisedimet rreth luftës, në Iran dhe në Ukrainë.
Dhe ai ka shtuar se ndërsa e kupton që Shtetet e Bashkuara aktualisht janë të përqendruara në luftën e tyre kundër Iranit, është e rëndësishme të mos harrohet Ukraina, ku luftimet vazhdojnë.
Udhëheqësi ukrainas ka theksuar se nuk ishte një mundësi të thuhej se “do të flasim për (Ukrainën) pak më vonë".
"Ukraina nuk është pak më vonë. Ukraina është tashmë në një tragjedi kaq e madhe, sa duhet të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar këtë në një mënyrë paralele”, ka deklaruar ai.
Zeleshnky i ka thënë gjithashtu CNN-it se lufta ka bërë që disa furnizime me armë shumë të rëndësishme për Ukrainën të jenë ndërprerë – veçanërisht raketat antibalistike, për të cilat ai tha se Ukraina nuk po merrte mjaftueshëm për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit në SHBA-së.
Duke folur vetëm disa orë pasi Bashkimi Evropian miratoi më në fund një kredi kyç prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, Zelensky ka thënë se marrja e parave ishte një çështje "jete dhe mbijetese" për vendin e tij.
Kredia, e premtuar për Kievin muaj më parë, është vonuar shumë sepse kryeministri në largim i Hungarisë, Victor Orban, po e bllokonte atë, duke kërkuar që Ukraina të rifillonte rrjedhën e naftës ruse në Evropë.
Humbja e tij dërrmuese në zgjedhjet parlamentare hungareze të 12 prillit ka eliminuar një nga pengesat dhe të mërkurën, tranziti i naftës përmes seksionit ukrainas të tubacionit Druzhba rifilloi, teksa ambasadorët e BE-së dhanë një marrëveshje paraprake për kredinë.
Miratimi final i saj pritet të enjten, kur të mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së në Qipro.