Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekonomia shqetësimi kryesor i votuesve në SHBA, sugjeron sondazhi

Votimi në zgjedhje të mesmandatit në SHBA

Foto: Associated Press

Votuesit në të gjithë SHBA-në e kanë renditur ekonominë si shqetësimin e tyre kryesor, teksa votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, transmeton “BBC”.

Rreth 39 për qind e të anketuarve në sondazhin me më shumë se 79 mijë persona thanë se ekonomia është çështja më e rëndësishme me të cilën përballet vendi.

Në vendin e dytë renditet gjendja e demokracisë, të cilën 32 për qind e të anketuarve e cilësuan si çështjen kryesore, e ndjekur nga imigracioni me 14 për qind.

Shëndetësia, politika e jashtme dhe krimi u përmendën gjithashtu si çështje kryesore, por nga një përqindje më e vogël e votuesve.

Sondazhi, i njohur zyrtarisht si Voter Poll, është një mostër përfaqësuese e votuesve amerikanë në prag të zgjedhjeve dhe përfshin anketimin dalës të votuesve që kanë votuar më herët, si dhe të atyre që votojnë ditën e zgjedhjeve.

Ai realizohet nga kompania hulumtuese SSRS, në emër të një konsorciumi të organizatave mediatike amerikane.