Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtete amerikane ku pritet të vendoset kontrolli për Senatin

Kongresi

Foto: Associated Press

Republikanët aktualisht kontrollojnë si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe Senatin.
Sondazhet sugjerojnë se Demokratët mund të fitojnë shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Por gara për shumicën në Senat është shumë më pak e sigurt. 

Këto janë shtetet kryesore që do të vendosin se cila parti është në krye për dy vitet e ardhshme:

Alaska: Oferta për rizgjedhje e republikanit Dan Sullivan po sfidohet nga demokratja Mary Peltola dhe kandidati i pavarur Daniel J Sullivan

Maine: Susan Collins po kandidon për një mandat të gjashtë kundër demokratit, Troy Jackson
Teksas: Nuk ka kandidat aktual që e mban këtë post, duke krijuar një garë shumë të pritur midis demokratit, James Talarico dhe republikanit, Ken Paxton

Edhe Nesër zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – krejt çka duhet të dihet Botë Nesër zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – krejt çka duhet të dihet

Kansas: Pastori i Megakishës Adam Hamilton është sfiduesi demokrat i republikanit aktua,l Roger Marshall në një garë të papritur të ngushtë për të përfaqësuar një shtet që për dekada të tëra ka votuar në mënyrë të besueshme republikanin.

Michigan: Pa asnjë kandidat aktual që mban postin, gara e Michiganit është ndër më të vëzhguarat. Demokrati Abdul El-Sayed mund të bëhet senatori i parë mysliman i SHBA-së, por ai përballet me një sfidë të fortë nga republikani Mike Rogers.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja mban sot zgjedhjet që përcaktojnë kapitullin përmbyllës të Trumpit

Me dy vjet të mbetura nga presidenca e tij, Donald Trumpi, i cili ka dominuar politikën...