Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi optimist për rezultatin e zgjedhjeve

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën një sërë mesazhesh mbështetëse për kandidatë të ndryshëm në platformën Truth Social. 

Ai ka dhënë po ashtu një intervistë të shkurtër telefonike për televizionin Fox News, ndërsa amerikanët po u drejtohen kutive të votimit.

Gjatë intervistës, ai u ka bërë sërish thirrje votuesve që ta mbështesin duke vënë në pah ato që i ka cilësuar si shenja të përparimit ekonomik nën administratën e tij.

Ai gjithashtu pretendon se ka “kontroll të plotë” mbi Lindjen e Mesme dhe Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti bën deklarata të ngjashme shumë shpesh, por sondazhet tregojnë se ato në masë të madhe nuk kanë arritur të bindin votuesit amerikanë, shkruan BBC.

Edhe SHBA-ja mban sot zgjedhjet që përcaktojnë kapitullin përmbyllës të Trumpit Botë SHBA-ja mban sot zgjedhjet që përcaktojnë kapitullin përmbyllës të Trumpit

Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se ekonomia është faktori i vetëm më i rëndësishëm që ndikon te votuesit në këto zgjedhje të mesmandatit dhe se shumë amerikanë, përfshirë edhe republikanët, janë zhgënjyer nga mënyra se si administrata po e menaxhon ekonominë.

Çmimet e larta janë një shqetësim i veçantë dhe shumë votues e kanë përmendur luftën në Iran si një nga arsyet për këtë situatë.

Në intervistën për Fox News, Trumpi i ka hedhur poshtë këto shqetësime dhe ka shprehur optimizëm për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.

“Ne vërtet e kemi bërë Amerikën sërish të madhe”, ka thënë ai.

Edhe Trumpi mendon se lufta me Iranin do të përfundojë pas zgjedhjeve të mesmandatit Botë Trumpi mendon se lufta me Iranin do të përfundojë pas zgjedhjeve të mesmandatit

Presidenti ka disa aktivitete të planifikuara për të martën, përfshirë një pritje në natën e zgjedhjeve, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. 

Sipas planit aktual, të gjitha aktivitetet që ai ka paraparë për sot do të jenë të mbyllura për mediat.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja mban sot zgjedhjet që përcaktojnë kapitullin përmbyllës të Trumpit

Me dy vjet të mbetura nga presidenca e tij, Donald Trumpi, i cili ka dominuar politikën...