Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi mendon se lufta me Iranin do të përfundojë pas zgjedhjeve të mesmandatit

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, beson se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. 

Trumpi ka folur para se të udhëtonte në Dallas për konventën republikane për zgjedhjet e mesmandatit. 

“Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse ata s’mund të rezistojnë më gjatë”, tha Trump, transmeton agjencia “AP”. 

Ai po ashtu ka thënë se s'beson se çmimet e naftës do të bien para zgjedhjeve të mesmandatit. 

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3% sot, duke e çuar naftën bruto Brent mbi pragun e 100 dollarëve për herë të parë që nga korriku, ndërsa u përshkallëzuan shkëmbimet e sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit.

“Menjëherë pas zgjedhjeve, çmimet e naftës do të bien ndjeshëm”, tha Trump. “Mendoj se do të zgjasë pak më shumë se zgjedhjet e mesmandatit”. 

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mbahen më 3 nëntor. Në këto zgjedhje votohet për vende në dy dhomat e Kongresit. Po ashtu zhvillohen zgjedhje për guvernatorë dhe poste tjera lokale.