Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çekia nis tanke për në Ukrainë

23:11 - Çekia nis tanke për në Ukrainë

Një televizion çek ka shfaqur të mërkurën fotografi të tankeve në trena, në një stacion në qytetin e Jihlavas, të cilët thuhet se po shkonin në Ukrainë.

Lajmi i plotë KËTU

Image
Foto: BBC

 

21:36 - Kryebashkiaku i Mariupolit: Mbi 5000 të vrarë në qytet, përfshirë 210 fëmijë

Edhe Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev Botë 3 j. më parë Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev

Kryebashkiaku i qytetit port të Ukrainës, Mariupol, Vadym Boichenko, ka thënë të mërkurën se numri i civilëve të vrarë në këtë vend është më shumë se 5000.

Boichenko ka njoftuar se 210 fëmijë janë në mesin e civilëve të vrarë në këtë qytet që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, raportoi Associated Press.

Lajmi i plotë KËTU.


21:17 - SHBA-ja beson se mund t’i identifikojë njësitë ruse që vranë civilët në Bucha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se mund t’i identifikojnë njësitë ruse që kanë kryer mizoritë në Bucha të Ukrainës, ka njoftuar të mërkurën një zyrtar amerikan.

Siç ka njoftuar ai, identifikimi i personave që janë përfshirë në këto vrasje është prioritet jashtëzakonisht i lartë për komunitetin e inteligjencës amerikane.

Lajmi i plotë KËTU.


19:52 - Kryqi i Kuq arrin të largojë të sigurt më shumë se 1.000 banorë nga Mariupoli

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka thënë se të mërkurën ka shoqëruar një autokolonë që po largohej nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe zona të tjera, drejt sigurisë në qytetin juglindor të Zaporizhzhias, raporton BBC.

Lajmin të plotë mund ta lexoni KËTU


17:08 - Forcat ruse tërhiqen plotësisht nga rrethina e Kievit

Forcat ruse kanë bërë tërheqjen e plotë nga rrethina e kryeqytetit ukrainas, Kiev dhe besohet se janë duke rifurnizuar trupat për një rishpërndarje të pritshme në vend, ka thënë të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan, raporton Sky News.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Image
Foto: AP

17:49 - Mjekët në Chernihiv kanë kryer operime me drita të telefonave

Mjekët në spitalin kryesor në Chernihiv kanë rrëfyer se si ishin detyruar të kryenin operacione në bodrumin e spitalit, duke përdorur dritat e telefonave të tyre, pasi nuk kishin energji elektrike gjatë bombardimeve të rënda.

Lajmi i plotë KËTU


16:56 - NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar të mërkurën se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, pasi sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin ende dëshiron të kontrollojë gjithë Ukrainën.

Stoltenberg ka thënë se edhe pse Rusia tani është duke e përqendruar sulmin e saj në lindje të Ukrainës, NATO-ja nuk ka parë asnjë shenjë se qëllimi i Putinit për ta pushtuar gjithë Ukrainën ka ndryshuar, raportoi CNN-i.

Lajmi i plotë KËTU.


16:30 - Të paktën 320 të vrarë nga forcat ruse në Bucha

Kryetari i bashkisë së Buchas, Anatoliy Fedoruk, ka folur të mërkurën në programin Newshour të BBC-së rreth akuzave për krime lufte nga forcat ruse në qytetin e tij, i cili është kthyer nën kontrollin ukrainas.

Ai ka treguar gjithashtu se ishte fshehur në një ndërtesë gjatë pushtimit, dhe thotë se ishte dëshmitar i vrasjeve.

Sipas tij, numri i të vrarëve në Bucha është të paktën 320.


Lajmi i plotë KËTU

16:21 - Mariupoli është bërë “Auschwitzi i ri”, sipas kryetarit të qytetit

Kryetari i qytetit që është bombarduar më së shumti në Ukrainë, Mariupol, Vadym Boychenko, ka thënë të mërkurën se forcat ruse e kanë shndërruar atë në një Auschwitz.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

14:10 - 55 të lënduar nga granatimet në Mykolaiv

Së paku 55 persona kanë mbetur të lënduar në Mykolaiv pas granatimeve në 24 orët e fundit, ka thënë Hanna Zamazejeva, kryetare e administratës rajonale, në një postim në Telegram, shkruan CNN.

Të gjitha viktimat janë dërguar në spital dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Të mërkurën, 306 persona kanë marrë lëndime në një sulm në regjionin e Mykolaivit të cilët janë duke marrë trajtim në spital, ka thënë ajo.


13:30 - Johnson: Pamjet në Bucha nuk janë larg gjenocidit

Edhe Shkon në 17 numri i të vrarëve nga sulmet e reja ruse mbi Ukrainë Botë 3 muaj më parë Shkon në 17 numri i të vrarëve nga sulmet e reja ruse mbi Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dënuar veprimet e forcave ruse në Bucha, por nuk e ka quajtur atë gjenocid.


12:54 - Putin thotë se sanksionet janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për lirinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë javën e kaluar se Perëndimi ka zhvilluar një luftë ekonomike kundër Rusisë për vite me radhë në mënyrë që të minojë zhvillimin e saj. Kremlini do ta përdorë të njëjtin narrativë që ka si përgjigje ndaj sanksioneve të mëparshme, që Perëndimi po kërkon justifikim për ta sanksionuar Rusinë, shkruan BBC të mërkurën.


12:14 - Zelensky: Rusia po e përdorë urinë si armë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia është duke e përdorur urinë si armë për të fituar territor.

Duke folur për parlamentin irlandez ai ka thënë se raketat ruse janë duke shkatërruar gjërat që e mbështesin mbijetesën, shkruan BBC.


10:43- Më shumë se 400 banorë të Hostomelit të zhdukur

Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se më shumë se 400 persona janë duke munguar në qytetin e Hostomelit, i cili bashkë me Buchan dhe Irpinin, kanë mbajtur ofensive ruse afër Kievit, shkruan BBC.


10:30 - Pesë korridore humanitare planifikohen në regjionin e Luhanskut

Autoritetet ukrainase në Luhansk shpresojnë të evakuojnë civilët përmes pesë korridoreve humanitare të mërkurën për shkak të ofensivës ruse.

“Ne do t’i heqim të gjithë qytetarët, nëse Rusia na lejon të shkojmë në vendet e evakuimit. Sepse siç mund ta shihni, ata nuk e respektojnë gjithmonë armëpushimin”, ka shkruar në Telegram, kryetari i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai, shkruan BBC.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


10:08 - BE-ja thotë se sanksionet e reja ndaj Rusisë nuk do të jenë të fundit

Bashkimi Evropian ka thënë se sanksionet e reja ndaj Rusisë nuk do të jenë të fundit.

Këto deklarata i ka bërë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen gjithashtu për të miratuar planet për të ndaluar blerjen e qymyrit rus dhe për të ndaluar anijet ruse të hyjnë në portet evropiane, shkruan Sky News.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


09:31 - NATO paralajmëron një ofensivë të re ruse në lindje të Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcave ruse do t’iu duhet disa javë për t’u përgatitur për ofensivën në lindje të Ukrainës.


09:09 - Zyrtari rus akuzon Ukrainën se ka sulmuar rojet kufitare në tokën ruse

Një zyrtar rus ka akuzuar forcat ukrainase se kanë qëlluar mbi rojet kufitare të vendit në rajonin e Kurskut afër Ukrainës.

“Dje, më 5 prill, ata u përpoqën të gjuanin me mortaja në pozicionin e rojeve tona kufitare në rrethin e Sudzhanskyt”, tha kryetari i rajonit të Kurskut, Roman Starovoit. 

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


08:56 - Bombardohen spitalet në Mykolaiv

Organizata ndërkombëtare e bamirësisë “Medecins Sans Frontieres” ka thënë se spitalet, pacientët dhe stafi mjekësor duhet të kursehen absolutisht nga sulmet në Ukrainë.

Thirrja vjen pasi kreu i misionit të MSF në Ukrainë, Michel-Olivier Lacharite, tha për BBC-në se tre spitale u goditën në portin e Detit të Zi të Mykolaivit në dy ditët e fundit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


08:34 - SHBA-ja pritet t’i sanksionojë dy vajzat e Putinit

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian pritet të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë të mërkurën në reagim ndaj ngjarjeve në Bucha të Ukrainës. Ukraina ka akuzuar Rusinë për krime lufte në Bucha, raporton agjencia AP.


Kryetari i Buchas ka thënë se forcat ruse kanë qëlluar për vdekje 320 civilë gjatë okupimit të qytetit, raporton BBC.

Anatoly Fedoruk duke folur për BBC-në ka thënë se personalisht ka qenë dëshmitar i ekzekutimit të disa personave nga forcat ruse.

“Kam parë tri vetura të civilëve që po mundoheshin të largoheshin në drejtim të Kievit dhe u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë bashkëshorti i të cilës po bërtiste që të mos e qëllojnë atë, por e qëlluan brutalisht”, ka thënë Fedoruk.

Fedoruk po ashtu ka thënë se forcat ruse kanë shënjestruar politikanët lokalë gjatë okupimit.

Edhe Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë Botë 3 muaj më parë Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë

Ai i ka bërë thirrje ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte, që të udhëtojë për në Bucha.

“Le t’i shohë trupat e personave të pajetë dhe le t’i shohë në sy familjet e tyre, nënat, bashkëshortorët, e fëmijët që kanë mbetur bonjakë”, ka thënë Fedoruk.