Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka thënë se të mërkurën ka shoqëruar një autokolonë që po largohej nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe zona të tjera, drejt sigurisë në qytetin juglindor të Zaporizhzhias, raporton BBC.
Të hënën, KNKK-ja ka thënë se ekipi që dërgoi disa ditë më parë për të ndihmuar në evakuimin e civilëve nga Mariupoli po mbahej nga policia në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Por të mërkurën KNKK-ja përfundoi duke udhëhequr një kolonë me automjete private me njerëz që kishin arritur të largoheshin nga Mariupoli dhe zona të tjera aty pranë pa mbështetjen e KNKK-së.
Vetura dhe autobusë të tjerë privatë iu bashkuan kolonës në udhëtimin e saj, që do të thotë se më shumë se 1,000 njerëz arritën të shkonin në Zaporizhzhia.
Përpjekjet e përsëritura për të evakuuar banorët nga qyteti kanë dështuar disa herë.
Në fillim të kësaj jave, kryetari i bashkisë së Mariupolit vlerësoi se rreth 90% e qytetit është shkatërruar plotësisht si rezultat i luftës.
-
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq konfirmojnë fillimin e procesit të evakuimit nga Mariupoli
-
Evakuohen 79 civilë nga Mariupoli, për herë të parë që nga bllokimi i tij
-
Shtatë korridore humanitare të rënë dakord për sot në Ukrainë
-
Kryqi i Kuq do të tentojë sërish të shtunën evakuimin nga Mariupoli
-
Afro 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga Mariupoli