79 banorë të qytetit port i rrethuar nga forcat ruse, Mariupol, kanë arritur të evakuohen të sigurt në Zaproizhzhia gjatë së enjtes, ka thënë administratori ushtarak rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, raportoi CNN-i.
Kyrylenko ka thënë se pas disa vonesave dhe përpjekjeve të dështuara për të hapur një korridor evakuimi nga ky qytet, kjo është hera e parë që nga bllokimi i plotë i Mariupolit që është arritur të evakuohen banorët vendas e të dërgohen në një vend të sigurt.
Ai ka thënë se pothuajse 100.000 banorë të Mariupolit kanë mbërritur tashmë në Zaporizhzhia, ndërsa është zotuar se autoritetet ukrainase do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë që të shpëtojnë civilët e rrethuar.
Kyrylenko ka shtuar se gjatë përpjekjeve të mëhershme për të larguar civilët, forcat ruse nuk iu përmbajtën marrëveshjeve.
"Këtë herë, katër autobusë arritën të largoheshin nga qyteti i rrethuar në mënyrë të organizuar. Është shumë më pak se sa ishte rënë dakord, por ne gëzohemi për çdo jetë të shpëtuar”, është shprehur Kyrylenko.
Mariupoli pothuajse është i tëri nën kontrollin rus. Forca ukrainase kanë mbetur shumë pak, kryesisht në fabrikën e çelikut Avostal, ku besohet se janë edhe 1000 civilë.
-
Ukraina e shpall të përfunduar “misionin luftarak” në Mariupol
-
Të evakuuarit nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia
-
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol
-
Kombet e Bashkuara me mision për të shpëtuar civilët nga fabrika e ferrit
-
Zelensky: Qindra të evakuuar nga Mariupoli mbërrijnë në Zaporizhzhia