Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina e shpall të përfunduar “misionin luftarak” në Mariupol

Forcat ukrainase kanë përfunduar "misionin e tyre luftarak" në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria ukrainase.

Komandantët e njësive të vendosura në fabrikën masive të çelikut “Azovstal” janë urdhëruar "të shpëtojnë jetën e personelit të tyre", thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raportoi CNN-i të martën.

Qindra njerëz u evakuuan të hënën nga fabrika e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, e përshkroi operacionin e evakuimit në një deklaratë të veçantë, duke vënë në dukje se disa forca ukrainase mbeten në Azovstal.

"Pesëdhjetë e tre persona të plagosur rëndë u evakuuan nga Azovstali në një institucion mjekësor në Novoazovsk për kujdes mjekësor, 211 persona të tjerë u dërguan në Olenivka përmes korridorit humanitar”, tha ajo.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi ushtrinë dhe negociatorët ukrainas.

Edhe Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta Botë 5 d. më parë Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta

“Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Dita e 82-të e mbrojtjes sonë po përfundon. Një ditë e vështirë. Por kjo ditë, si gjithë të tjerat, synon pikërisht shpëtimin e vendit dhe popullit tonë”, tha Zelensky.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë më herët se ishte vendosur një armëpushim për të lejuar kalimin e ushtarakëve të plagosur ukrainas, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.