Rreth 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga qyteti ukrainas Mariupol që është rrethuar nga forcat ruse. Këto shifra i ka dhënë Këshilli i Qytetit, raporton “The Guardian”.
Disa vetura private i janë bashkuar 42 autobusëve të mbushur me civilë që nën përcjelljen e Kryqit të Kuq dhe Shërbimit të Emergjencës së Ukrainës janë larguar nga Berdyansku për në qytetin Zaporizhzhia, ku gjendje po shihet si më e qetë.
Këshilli i Mariupolit ka postuar të premten në kanalin në Telegram foto si dhe video të konvojit.
Looks like this morning's now or never evacuation from Mariupol is finally working: City council Telegram channel says 2K people are on their way from the besieged city to Ukraine-held Zaporizhia in buses and private cars. Up to 150K more still trapped with dwindling resources pic.twitter.com/eyNWVFk4cK
— Bethan McKernan (@mck_beth) April 1, 2022