Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 344 persona janë evakuuar nga Mariupoli dhe rrethina, duke u vendosur në Zaporizhzhia të mërkurën, raporton CNN.
“Unë u jam falënderues të gjithëve që e kanë bërë këtë operacion të evakuimit të suksesshëm”, ka thënë Zelensky në një video-adresim në orët e vonshme të së mërkurës.
Zelensky po ashtu ka bërë thirrje për armëpushim që të evakuohen civilë tjerë nga Mariupoli.
“Ne jemi duke negociuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të shpëtojmë njerëzit nga Azovstali, nga Mariupoli. Ka ende civilë, gra dhe fëmijë. Ne duhet të vazhdojmë armëpushimin që t’i shpëtojmë ata”, ka thënë Zelensky.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Qindra të evakuuar nga Mariupoli mbërrijnë në Zaporizhzhia
-
Zelensky urdhëron civilët të largohen nga Donetsku
-
Ukraina e shpall të përfunduar “misionin luftarak” në Mariupol
-
Të evakuuarit nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia
-
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol