Forcat ruse kanë deportuar pothuajse 40,000 civilë nga Mariupoli në Rusi ose në Dontesk, ka njoftuar të martën kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko.
"Kemi verifikuar tashmë listat e atyre që u deportuan nga Mariupol në Rusi ose në të ashtuquajturën DPR. Janë gati 40 mijë persona. Tani ata kanë filluar t'i fshehin këto lista. Fatkeqësisht, nuk jemi në gjendje të verifikojmë gjithçka për momentin, por po vazhdojmë punën”, tha Boichenko, raportoi CNN-i.
Sipas tij, ushtria ruse po e dërgon popullsinë vendase në periferi të Rusisë, në Lindjen e Largët ose në Siberi dhe atje po i përdorin për punë të ndryshme.
Boichenko ka shtuar se banorëve të Mariupolit u lëshohet një certifikatë zhvendosjeje.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 300 persona u deportuan nga Mariupoli në Rusi
-
Planifikohet evakuimi i 6000 personave nga Mariupoli
-
Ukraina: Më shumë se 100.000 banorë duhet të evakuohen nga Mariupoli
-
Afro 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga Mariupoli
-
Udhëheqësi separatist i Donetzkut: Rreth 1700 civilë largohen çdo ditë për në Rusi