Më shumë se 300 persona, përfshirë 90 fëmijë, janë deportuar me forcë në Rusi nga Mariupoli, ka thënë këshilltari i kryetarit të qytetit, raportoi The Guardian.
Në një shkrim në Telegram, Petro Andryushchenko, ka thënë se 308 persona janë dërguar në Vladivostok më 21 prill. Vladivostok është më shumë se 9000 km në perëndim të Mariupolit.
Kjo është një nga mijëra raportet e banorëve të Mariupolit që janë deportuar me forcë në “kampe filtrimi” para se të zhvendoseshin me forcë në Rusi.
Inteligjenca britanike në përditësimin e fundit ka thënë se rusët po e drejtojnë ofensivën e tyre nga lindja e Ukrainës.
Guvernatorët në rajonet lindore kanë përshkruar luftime të ashpra atje me forcat ruse.