Më shumë se 400 mijë njerëz, përfshirë 84 mijë fëmijë janë depërtuar me forcë në Rusi, kanë deklaruar të enjten zyrtarë ukrainas, raporton Sky Neës.
Avokatja e Popullit e Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka thënë se banorë të Mariupolit dhe qyteteve të tjera janë dërguar dhunshëm nga forcat ruse drejt kufirit me Rusinë.
Më herët, Këshilli i qytetit të Mariupolit ka bërë të ditur se 15 mijë banorë të këtij rajoni janë depërtuar deri tani me forcë në Rusi.
Mariupoli është qyteti pothuajse më i shkatërruar nga sulmet ruse në Ukrainë, që kur kanë nisur ato, më 24 shkurt.
Shumë qytetarë të këtij rajoni kanë mbetur të ngujuar, duke mos pasur mjaftueshëm ushqim. Evakuimi i qytetarëve të Mariupolit është ndërprerë disa herë si pasojë e thyerjes së armëpushimit nga ana ruse, e cila ka sulmuar madje edhe kolonat me vetura që po evakuoheshin.
-
Ukraina pretendon se 2.5 milionë njerëz janë larguar dhunshëm nga vendi
-
Ukraina raporton edhe për 24 fëmijë të vrarë në Mariupol
-
Zelensky: Më shumë se 200.000 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi
-
Mbi 1.4 milionë ukrainas janë deportuar në Rusi
-
Forcat ruse deportojnë rreth 40,000 civilë nga Mariupoli në Rusi