Ukraina ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mërkurën se 2.5 milionë njerëz janë larguar me forcë nga vendi si pjesë e skemës së filtrimit të Rusisë, duke shtuar se shumë prej tyre janë torturuar e vrarë.
Ambasadorja e Ukrainës në OKB, Khrystyna Hayovyshyn ka thënë se mijëra ukrainas janë deportuar me forcë në regjionin e Siberisë dhe në zonat tjera të largëta.
Nga 2.5 personat e larguar, janë më shumë se 38 mijë fëmijë, shumica e të cilëve janë rrëmbyer nga duart e prindërve, ka thënë ajo, shkruan CNN-i të enjten.
Autoritetet ruse kanë terrorizuar të larguarit nën pretendimin se janë duke kërkuar njerëz të rrezikshëm, ka thënë ajo, duke shtuar se po i zhdukin njerëzit që kanë lidhje me qeverinë ukrainase apo me media.
Komentet kanë ardhur pasi ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield e ka përshkruar si të tmerrshëm “operacionin e filtrimit rus”.
Edhe
Zelensky: Më shumë se 200.000 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi
Por, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia i ka thënë Këshillit të Sigurimit se të ardhurit në Rusi kalojnë përmes procedurës së regjistrimit dhe nuk ka filtrim.
“Ne jemi duke humbur kohë duke e diskutuar këtë çështje”, ka thënë ai.