Udhëheqësi i Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, ka thënë të dielën se rreth 1,700 civilë po evakuohen çdo ditë nga qyteti i rrethuar ukrainas, Mariupol dhe vendeve tjera përreth.
"Banorët e Mariupolit dhe vendbanimeve të tjera që po çlirohen nga pushtimi i regjimit të Kievit mbërrijnë këtu, në qendrën e përkohshme të strehimit të Volodar për të evakuuarit", ka thënë Pushilin. “Njerëzve u sigurohen nevojat themelore, kujdesi mjekësor dhe më pas evakuohen në Federatën Ruse”, ka shtuar ai, raportoi CNN.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar qeverinë ruse për përfshirje në një politikë depërtimi, duke lëvizur civilët në Federatën Ruse kundër vullnetit të tyre.
Të shtunën, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se qeveria ukrainase vlerësoi se numri i ukrainasve të depërtuar me forcë në Rusi që nga fillimi i luftës më 24 shkurt ishte rreth 40,000.
-
Forcat ruse deportojnë rreth 40,000 civilë nga Mariupoli në Rusi
-
Evakuohen 79 civilë nga Mariupoli, për herë të parë që nga bllokimi i tij
-
Ukraina: Më shumë se 100.000 banorë duhet të evakuohen nga Mariupoli
-
Afro 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga Mariupoli
-
Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit: 160.000 civilë të bllokuar