Organizata ndërkombëtare e bamirësisë “Medecins Sans Frontieres” ka thënë se spitalet, pacientët dhe stafi mjekësor duhet të kursehen absolutisht nga sulmet në Ukrainë.
Thirrja vjen pasi kreu i misionit të MSF në Ukrainë, Michel-Olivier Lacharite, tha për BBC-në se tre spitale u goditën në portin e Detit të Zi të Mykolaivit në dy ditët e fundit.
Ai ka thënë se spitalet janë në zona të banuara dhe ai beson se mund të jenë goditur me bomba thërrmuese.
“Në momentin e shpërthimit kishte rrjedhje gazi dhe erë. Kështu ekipi ynë u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes”, thotë ai. “Derisa po arratiseshin, panë trupa të pajetë në rrugë dhe njerëz të plagosur”.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet në Ukrainë stafi i OBSH-së
-
Ukraina dhe Rusia sulmojnë njëra-tjetrën, goditet një depo e naftës
-
Shtatë të vdekur nga një sulm rus në një port të Ukrainës
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sulmin në spitalin e fëmijëve në Kiev
-
OBSH-ja paralajmëron: Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të përhapet në të gjithë botën