Botë

Çekia nis tanke për në Ukrainë

Një televizion çek ka shfaqur të mërkurën fotografi të tankeve në trena, në një stacion në qytetin e Jihlavas, të cilët thuhet se po shkonin në Ukrainë.

Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka thënë të martën se Republika Çeke po dërgonte "pajisje thelbësore ushtarake" në Ukrainë, raporton BBC.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Sigurisë, Jens Stoltenberg ka thënë të mërkurën se ai nuk do të hynte në detaje se çfarë lloj armësh po i ofronin aleatët Ukrainës.

"Por mund të them se tërësia e asaj që po bëjnë aleatët është domethënëse dhe kjo përfshin gjithashtu disa sisteme më të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta”, ka thënë Stoltenberg.

Edhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se të enjten gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin me homologët e shteteve të NATO-s dhe G7-ës do të kërkonte armatim për Ukrainën.