Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çekia gati të dërgojë mijëra predha artilerie në Ukrainë

Republika Çeke thotë se është në prag të dërgimit të mijëra predhave shtesë artilerie në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i saj, Jan Lipavský, ka thënë se deri më tani kishte siguruar 300,000 predha dhe se municioni do të siguronte një "hapësirë ​​frymëmarrjeje disa mujore" jetike në vijën e frontit. Burimet shtuan se dërgesat e para do të bëheshin para qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi një përvojë të drejtpërdrejtë me 40 vjet që jemi satelit i Moskës, duke qenë një vend që u pushtua në vitin 1968 nga tanket ruse për të frenuar Pranverën e Pragës”, ka thënë Lipavský, duke shtuar se vendi i tij nuk mund të rrinte duarkryq dhe të shikonte Ukrainën pa pasur ndihmë, raportoi The Guardian.

“Askush nuk dëshiron vërtet të rikthejë ato kohë [sovjetike] dhe më duhet të them se popullsia është shumë e ndjeshme ndaj kësaj”, ka shtuar ai.

Ukraina ka thënë se nuk ka municione kundër Rusisë, BE-ja ka deklaruar se pret të përmbushë vetëm 52% të objektivit të vendosur vitin e kaluar për të dorëzuar një milion predha deri në mars, derisa një projekt-ligj për financimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin po mbahet i bllokuar në Kongres.

Rusia po ‘’përballon’’ Ukrainën me një raport pesë me një, dhe forcat e Kievit gradualisht po shtyhen prapa në fushën e betejës. Muajin e kaluar Avdiivka, një qytet i vijës së parë, ra në duart e rusëve pas një beteje katër-mujore.

Petr Pavel, presidenti çek, njoftoi nismën në konferencën e sigurisë në Mynih në shkurt, duke thënë se Praga kishte gjetur 800,000 predha që mund të merreshin me financim nga një konsorcium i vendeve perëndimore.