Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina do të hapë qendra eksporti armësh në Evropë duke filluar nga mesi i shkurtit.
"Në vitin 2026, do të ketë tashmë dhjetë qendra eksporti në Evropë. Kjo përfshin shtetet baltike dhe vendet e Evropës Veriore", ka thënë Zelensky gjatë një takimi me studentët e Institutit të Aviacionit të Kievit të dielën.
Sipas tij, prodhimi i dronëve me përdorimin e teknologjisë ukrainase do të fillojë në Gjermani në mesin e shkurtit dhe shtoi se linjat e prodhimit tashmë janë në funksion në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas presidentit, 450 kompani brenda Ukrainës janë të përfshira në prodhimin e llojeve të ndryshme të dronëve.
-
Zelensky thotë se 20 vende po kërkojnë marrëveshje dronësh me Ukrainën
-
Prodhuesit ukrainas të armëve marrin licencat e para të eksportit në kohë lufte
-
Rusia ka mjaftueshëm guxim sa të eskalojë luftën, paralajmëron Zelensky
-
Zelensky thotë se Rusia lëshoi 500 dronë e vrau katër persona në sulmin e fundit
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian