Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën ka theksuar se Ukraina është gjithnjë e më afër për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.
Ai e bëri këtë koment gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përpara takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel.
Stoltenberg bëri të ditur se Këshilli do të diskutojë hapat e ardhshëm në përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun. Ai ka thënë se në takim do të diskutohet edhe për situatën në fushën e betejës.
Stoltenberg ka shtuar se nuk duhet të nënvlerësohet Rusia, pasi ka gjithmonë luftime intensive dhe Ukraina duhet të jetë e përgatitur për sulme të reja ajrore dhe raketore.
Artikuj të ngjashëm
-
NATO: Ukraina është më afër se kurrë anëtarësimit
-
Stoltenberg: Të thjeshtëzohet procedura për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
-
Ukraina mund të bëhet pjesë e NATO-s pas përfundimit të luftës, sipas SHBA-së
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu