Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenberg: Të thjeshtëzohet procedura për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se do të propozojë që procedura e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, të thjeshtëzohet.

Stoltenberg i bëri komentet në fillim të samitit të NATO-s, i cili zhvillon punimet të martën dhe të mërkurën në Vilnius të Lituanisë.

Ai tha se do t'u propozojë aleatëve që t'i mundësojnë Ukrainës kapërcimin e të ashtuquajturit Plan i Veprimit për Anëtarësim, i cili përfshin reformat ekonomike dhe politike që një vend kandidat duhet t'i përmbushë, përpara anëtarësimit të plotë.

"Po bëhet gjithçka për ta afruar Ukrainën më pranë anëtarësimit në NATO", tha Stoltenberg.

"Disa aleatë, gjithashtu, po zhvillojnë dialog dypalësh ose shumëpalësh me Ukrainën, për një kornizë që do t'i siguronte mbështetje të vazhdueshme", shtoi ai.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se pajtohet me terminologjinë që ka përdorur Stoltenberg për të ardhmen e Ukrainës në NATO.

Edhe Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s Botë Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s

Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të ishte "absurde" nëse Ukrainës nuk i jepet një afat kohor për anëtarësimin në aleancë.

Ukraina, e cila ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt të vitit të kaluar, kërkon të bëhet pjesë e NATO-s, por përderisa lufta vazhdon, e ardhmja e kësaj ambicieje nuk është e qartë. /REL