Sekretari i Përgjithëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk parashikon një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë.
Stoltenberg në një intervistë për “Funke” ka thënë se “shumica e luftërave zgjasin më tepër sesa që pritet fillimisht”.
“Ne të gjithë urojmë që të ketë paqe sa më shpejtë. Por, në të njëjtën kohë, duhet ta pranojmë: nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, atëherë shteti i tyre më nuk do të ekzistojë. Nëse presidenti Putin dhe Rusia ulin armët, atëherë do të kemi paqe”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka shtuar se është i bindur që një ditë Ukraina do t’i bashkohet NATO-s.
“Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg në anën tjetër i ka bërë thirrje Gjermanisë që ta rrisë buxhetin për mbrojtje.
-
Stoltenberg: Të thjeshtëzohet procedura për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
-
Zelensky shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë këtë vit
-
Rutte: Prioritet i NATO-s, ta ndihmojë Ukrainën që të mbrohet vetë
-
Rutte thotë se Ukraina do të hyjë në NATO por nuk jep afat kohor
-
Rutte beson fuqishëm se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s