Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen, ka deklaruar të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Bruksel, ku ai kryeson një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
“Për momentin duket se do të jetë Ukraina anëtari 33, por ndoshta dikush tjetër del para saj”, ka thënë Rutte, raporton AP.
"Por Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen. Kjo është ajo që ne vendosëm në Washington. Pra, pyetja tani është rreth afatit kohor”, është shprehur Rutte.
Aktualisht, NATO ka 32 vende anëtare. Besueshmëria e saj bazohet në garancinë e sigurisë kolektive, nenin 5 të traktatit themelues. Është një angazhim i të gjitha vendeve anëtare për t'i ardhur në ndihmë çdo anëtari, sovraniteti ose territori i të cilit mund të jetë nën sulm.
Kjo nuk vlen për një vend partner si Ukraina.
Edhe
Rutte: Prioritet i NATO-s, ta ndihmojë Ukrainën që të mbrohet vetë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar pjesërisht planin e tij prej pesë pikash që synon ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës përmes negociatave. Një element kyç do të ishte një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e NATO-s.
Megjithatë, partnerët e NATO-s kanë hezituar të ftojnë Ukrainën për t'u bashkuar ndërkohë që lufta është në vazhdim, dhe kërkesa e Zelenskyt për një ftesë e vendos aleancën ushtarake në një pozitë të vështirë.
-
Rutte beson fuqishëm se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Kremlini e quan shefin e NATO-s të papërgjegjshëm për të folur për luftën e Ukrainës
-
Rutte pret sqarime se çfarë garancish sigurie mund të ofrojnë aleatët për Ukrainën
-
Rutte: Do ta mbështesim Ukrainën në rrugën e saj të pakthyeshme drejt NATO-s