Forcat ruse kanë bërë tërheqjen e plotë nga rrethina e kryeqytetit ukrainas, Kiev dhe besohet se janë duke rifurnizuar trupat për një rishpërndarje të pritshme në vend, ka thënë të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan, raporton Sky News.
"Ne po vlerësojmë që të gjithë rusët janë larguar”, ka thënë zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.
Vlerësimi i SHBA-së, i cili u bë në 24 orët e fundit, vjen pasi këshilli i qytetit të Kievit kishte bërë të ditur se katër fëmijë ishin në mesin e 89 të vrarëve në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia filloi pushtimin e saj, më 24 shkurt.
Ndërkohë, 398 persona të tjerë janë plagosur dhe 167 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga sulmet ruse.
Këshilli i qytetit ka thënë se kryeqyteti ishte tani "më i sigurt", por ekzistonte ende një kërcënim për sulme ajrore nga armë me rreze më të gjatë.
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev
-
Dy persona të vdekur dhe 13 të plagosur nga sulmet ajrore ruse në Kiev