23:39 - Inteligjenca ukrainase publikon listën e ushtarakëve rusë që ishin në Bucha
Shërbimi inteligjent ukrainas ka publikuar një listë që pretendon se është e personelit ushtarak rusë që ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në Bucha, raporton BBC.
Lista, e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, përfshin emrat, datat e lindjes, numrat e pasaportave dhe rangun e 2000 ushtarakëve rusë.
“Mbani mend! Gjithë kriminelët e luftës do të sillen para drejtësisë për krimet e kryera ndaj popullatës civile”, është thënë nga Ministria.
23:37 - Klitschko kërkon nga banorët e Kievit që të mos kthehen
Edhe
Çekia nis tanke për në Ukrainë
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se qytetarët që janë larguar nga kryeqyteti nuk duhet të kthehen edhe disa ditë.
Ai ka thënë se aktualisht ka shtetrrethim gjatë orarit në rajonin e Kievit, shkruan BBC.
Sipas tij, forcat ruse kanë lënë pas vetes toka të minuara gjë që përbën rrezik.
Klitschko më herët ka thënë se vrasjet afër kryeqytetit të Ukrainës janë sikur skenat horror.
23:36 - Ambasadori rus në OKB: Asnjë civil nuk është lënduar në Bucha
Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, ka insistuar se asnjë civil nuk është lënduar gjatë okupimit njëmujor rus të qytetit ukrainas Bucha, dhe ka akuzuar Ukrainën për fabrikim të fakteve, raporton BBC.
Në rrugët e qytetit ukrainas Bucha janë parë trupa të pajetë të qytetarëve. Shumë liderë botërorë e kanë quajtur masakër atë që ka ndodhur në Bucha.
Nebenzia në konferencë për media në New York, ka thënë se është një provokim i orkestruar nga shtetet perëndimore.
21:50 - 3.376 civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare sot në Ukrainë
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se 3.376 civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare sot në Ukrainë, derisa zyrtarët vazhdojnë të përcjellin njerëz nga disa qytete tjera në Ukrainën lindore, shkruan Sky News.
Kjo vjen pasi një autokolonë evakuimi e shoqëruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mbetet i bllokuar në qytetin lindor të Manhushit.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
20:45 - Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Situata në Mariupol shumë më e rëndë se në Bucha
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se tmerret e para në Bucha janë vetëm “maja e ajsbergut” të krimeve të luftës që kanë kryer forcat ruse në Ukrainë, raporton BBC.
Kuleba në konferencë të përbashkët me Sekretaren e Jashtme të Britanisë, Liz Truss, ka thënë se çdo shtet i G7 dhe BE-së që ende kanë dyshime dhe po bëjnë tregti me Rusinë, duhet të vizitojnë varret masive në Ukrainë.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
18:52 - Gjermania dëbon 40 diplomatë rusë pas masakrës në Bucha
Gjermania ka dëbuar 40 diplomatë rusë shkaku i mizorive në Bucha, qytetin në afërsi të kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, raporton BBC.
Gjermania ka paralajmëruar se po përgatiten masa tjera në koordinim me aleatët.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka shtuar se Berlini po ashtu do ta rrisë mbështetjen për forcat e armatosura të Ukrainës.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
18:39 - Zhytomyri lirohet nga forcat ruse
Regjioni i Zhytomyrit është i lirë nga forcat ruse, ka thënë kryetari i kësaj pjese.
Ky regjion është afër Kievit dhe ka qenë korridor kyç për të shpërndarë ndihmat në kryeqytet që nga fillimi i luftës.
Gjithashtu ka pasur shumë bombardime të cilat kanë lënë të vdekur shumë civilë dhe të tjerë që kanë mbetur pa shtëpi.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
18:33 - Borodyankasi pritet të ketë më së shumti viktima nga qytetet tjera ukrainase rreth Kievit
Qyteti i Borodyankas do të jetë qyteti që do të goditet më së shumti nga pushtimi i Ukrainës në regjionin e Kievit, ka thënë prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, shkruan BBC.
Duke folur në një televizion ukrainas, Iryna Venediktova ka thënë se numri i viktimave në këtë qytet do të jetë shumë më i lartë se çdo kund tjetër.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
17:40 - BE-ja e gatshme të dërgojë në Ukrainë hetues të krimeve të luftës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të dërgojë një ekip hetues në Ukrainë për të dokumentuar krimet e luftës.
Von der Leyen ka postuar në T]itter pasi ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për vrasjet mizore të civilëve në Bucha dhe nëpër vende tjera në Ukrainë.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
16:58 - Biden: Putini është kriminel lufte, ky njeri është brutal
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është pyetur për imazhet e tmerrshme të publikuar anë Bucha.
“Ju kujtohet kur jam kritikuar për shkak se e kam quajtur Putinin një kriminel lufte. Epo, e vërteta e çështjes, e patë se çfarë ndodhi në Bucha, kjo e garanton ato se ai është një kriminel lufte. Ne duhet të mbledhim informacionin. Duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që ky të mund të ketë një gjyq për krimet e luftës”, ka thënë ai.
“Ky njeri është brutal”, ka thënë Biden.
Sipas tij, ajo që ka ndodhur në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë.
“Mendoj se është krim lufte dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë ai.
16:49 - Zelensky: Njerëzit në Bucha janë trajtuar më keq se kafshët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur gjatë vizitës së tij në Bucha, një qytet në të cilin forcat ruse akuzohen se kanë masakruar civilë.
Përkundër vuajtjeve njerëzore atje, ai i ka thënë gazetarëve se banorët në Bucha po tregojnë njerëzi duke u përkujdesur që kafshët e pastrehë të ushqehen, raporton BBC.
Edhe
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Mariupoli ka pësuar shumë më rëndë se Bucha
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
15:27 - Zelensky viziton vendin ku forcat ruse masakruan civilë të shumtë ukrainas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vizituar të hënën qytetin Bucha, pas masakrës së kryer nga forcat ruse ndaj civilëve, ka njoftuar CNN.
I rrethuar me truproja, Zelensky i ftoi udhëheqësit e vendeve perëndimore që të shkojnë në Bucha dhe të shohin me sy krimin rus.
“Unë mendoj se ata duhet të vijnë këtu dhe të shohin se si përfundojnë këto lojëra, ky flirtim me Federatën ruse”, tha ai, duke iu referuar shteteve që po hezitojnë t’i vendosin sanksione më të ashpra Rusisë.
Forcat rusë lanë me dhjetëra civilë të vdekur në rrugët e Buchas pas tërheqjes së tyre. Shunmica prej tyre i kishin duart e lidhura dhe ishin të moshuar.
15:01 - Kryebashkiaku i Buchas: Nuk do t’ia falim Rusisë
Kryebashkiaku i Buchas, qytet ku raportohet se ndodhi masakër e popullatës civile, Anatoliy Fedoruk, deklaroi të hënën se nuk do t’ia falin Rusisë për mizoritë e kryera, derisa tha se gati gjysma e vendit është shkatërruar, raporton CNN-i. Lajmi i plotë KËTU.
12:21 - Kremlini i quan të montuara pamjet e masakrës në Bucha
Rusia i ka quajtur të montuara pamjet e masakrës në Bucha të Ukrainës, duke thënë se specialistët rusë kanë zbuluar “shenja dalluese” në pamjet e publikuara.
Kremlini vazhdoi mohimin e krimeve ndaj civilëve, derisa tha se po vazhdojnë përpjekjet e diplomatëve rusë për ta diskutuar këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pavarësisht se rusët janë bllokuar në përfaqësim, raporton Skynews të hënën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se faktet dhe kronologjia e ngjarjeve në Bucha nuk mbështesin versionin e Ukrainës për ngjarjet dhe tha se akuzat duhet të trajtohen me dyshim.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë të mos nxitojnë për të gjykuar.
Mirëpo, imazhet satelitore nga Maxar (platformë për xhirimin nga hapësira) duket se kundërshtojnë pretendimet ruse, pasi zbuluan një llogore 45 metra të gjatë në Bucha, ku u gjetën varre masive të civilëve.
Rusia i kërkon sërish Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mblidhet të hënën për çështjen e qytetit Bucha
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do ta përsërisë kërkesën e saj që Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara të takohen të hënën në lidhje me atë që Kremlini e ka quajtur “provokim kriminal” nga ushtarët ukrainas në qytetin Bucha pranë Kievit.
“Sot Rusia do të kërkojë përsëri që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mblidhet në lidhje me provokimet kriminale të ushtarëve dhe radikalëve ukrainas në Bucha”, ka shkruar të hënën në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, raportoi Reuters.
Misioni i Britanisë në Kombet e Bashkuara, i cili mban presidencën e këshillit prej 15 anëtarësh gjatë prillit, ka thënë se Këshilli do të zhvillojë të martën një diskutim të planifikuar për Ukrainën dhe nuk do të takohet të hënën, siç kërkohet nga Rusia.
Të hënën Moska zyrtare ka mohuar kategorikisht akuzat në lidhje me vrasjen e civilëve në qytetin ukrainas, Bucha, duke thënë se “pretendimet ukrainase për këtë çështje duhet të trajtohen me dyshim”.
Në një konferencë për media zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se faktet dhe kronologjia e ngjarjeve në Bucha nuk mbështesin versionin ukrainas për këto vrasje dhe u ka kërkuar udhëheqësve ndërkombëtarë të mos nxitojnë për të gjykuar.
Peskov nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij, por tha se specialistët rusë kanë zbuluar falsifikime në video-materialet që janë shpërndarë.
10:53 - Deputetja ukrainase: Nuk ndjej keqardhje për vrasjen e rusëve
Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, deklaroi se 18 mijë e 300 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë dhe për ta thas se nuk ndjen keqardhje.
Ajo shkroi në rrjetin social Twitter se rusët po vrasin, plaçkisin e përdhunojnë, derisa Rusinë e quajti komb kriminelësh.
“Burrat rusë e bënë këtë. Dhe nënat ruse i rritën ata. Një komb kriminelësh të pamoralshëm”.
9:35 - Macron: Duhen sanksione të reja ndaj Rusisë pas vrasjeve në Bucha të Ukrainës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të hënën se nevojiten sanksione të reja ndaj Rusisë, pas vrasjeve të civilëve në Bucha, pranë kryeqytetit ukrainas Kiev.
Macron ka thënë për radion “France Inter” se kishte të dhëna të qarta që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krime të luftës në Ukrainë.
Derisa Ukraina ka akuzuar forcat ruse për vrasjet e civilëve në qytetin Bucha, Rusia ka mohuar të dielën se trupat e saj janë përgjegjëse, duke akuzuar Ukrainën se ka organizuar “një shfaqje për mediat perëndimore”. Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
9:22 - Sulme ajrore në Odessa
Qyteti port Odessa u godit nga një sulm ajror gjatë orëve të para të së hënës, deklaroi zyrtari i administratës ushtarake, Serhii Bratchuk, raporton CNN.
“Disa raketa goditën një nga rrethet e Odessas, një objekt u godit”, tha Bratchuk, derisa nuk u dhanë detaje nëse ka persona të vrarë.
Odessa, qytet në jug, ka qenë ndër vendet e qeta që kur nisi pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.
Nëpërmjet këtij qyteti, shumë ukrainas kanë ikur nga zonat e luftimeve.
9:20 - Gjenden 400 ukrainas të vrarë në rajonin e Kievit
Në rajonin e Kievit janë gjetur trupat e të paktën 400 personave të vrarë, pas largimit të forcave ruse, raportoi CNN-i të hënën. Lajmi i plotë KËTU.
8:56 - Mbi 1.400 civilë ukrainas janë vrarë deri më tash
Që nga nisja e pushtimit rus deri të dielën (3 prill), në Ukrainë janë vrarë 1.417 civilë, ka njoftuar të hënën Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Nga ata, të paktën 121 janë fëmijë, derisa 2.038 civilë janë plagosur, raportoi CNN-i. Lajmi i plotë KËTU.
8:21 - Ukraina pret që Moska t’i mobilizojë rreth 60 mijë trupa shtesë
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe deklaroi të hënën se forcat ruse po vazhdojnë të konsolidohen dhe të riorganizohen në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës.
Trupat ruse, përfshirë mercenarë nga kompania ushtarake private ruse “Wagner”, po zhvendosen në këtë zonë, raportoi BBC-ja, derisa thuhet se Rusia ka nisur një mobilizim të fshehtë të rezervistëve.
Autoritetet ukrainase bënë të ditur nëpërmjet një raporti se përparësi në përzgjedhjen e trupave ruse ka përvoja luftarake. Moska pritet t’i mobilizojë rreth 60 mijë trupa shtesë.
Edhe
Gjermania dëbon 40 diplomatë rusë pas masakrës në Bucha
Megjithatë, presidenti rus, Vladimir Putin, në fillim të muajit të kaluar pati deklaruar se nuk do të dërgonte rekrutë ose rezervistë për të luftuar në Ukrainë.
Të dielën u krye një sulm në lagjen Slobidsky të Kharkivit, ku u regjistruan të paktën 23 ukrainas të vdekur.