Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Mariupoli ka pësuar shumë më rëndë se Bucha

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se tmerret e para në Bucha janë vetëm “maja e ajsbergut” të krimeve të luftës që kanë kryer forcat ruse në Ukrainë, raporton BBC.

Kuleba në konferencë të përbashkët me Sekretaren e Jashtme të Britanisë, Liz Truss, ka thënë se çdo shtet i G7 dhe BE-së që ende kanë dyshime dhe po bëjnë tregti me Rusinë, duhet të vizitojnë varret masive në Ukrainë.

“Mund t’ju them pa ekzagjerim, por me dhembje të madhe, se situata në Mariupol është shumë më e keqe”, ka thënë Kuleba

Dhjetëra mijëra civilë kanë mbetur të bllokuar në qytetin juglindor ukrainas Mariupol, që është kthyer në gërmadhë të madhe nga bombardimet ruse. Është raportuar se afro 90 për qind e qytetit është shkatërruar.