Gjermania ka dëbuar 40 diplomatë rusë shkaku i mizorive në Bucha, qytetin në afërsi të kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, raporton BBC.
Gjermania ka paralajmëruar se po përgatiten masa tjera në koordinim me aleatët.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka shtuar se Berlini po ashtu do ta rrisë mbështetjen për forcat e armatosura të Ukrainës.
Nëpër rrugët e Buchas janë zbuluar trupa të pajetë të civilëve ukrainas. Po ashtu janë zbuluar në bodrum të një shtëpie pesë trupa të pajetë të burrave me duar të lidhura prapa shpinës, që ishin qëlluar nga prapa kokës me armë.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev
-
Vala e sulmeve ruse lë të paktën 16 të vdekur në Ukrainë
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë