Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deputetja Vlora Çitaku, ka thënë se për vrasjen e gruas në Pejë duhet të kërkohet llogaridhënie dhe dorëheqje, “nga secili në zinxhirin e përgjegjësive, roli dhe veprimet e të cilit duhet të shqyrtohen”.
“Kërkohen llogaridhënie dhe dorëheqje. Nga ata që kishin detyrë ta mbronin”, ka theksuar Çitaku.
Ajo ka thënë se jeta e një gruaje nuk mund të jetë çmimi i indiferencës, neglizhencës apo dështimit institucional.
“Tetë gra. Tetë jetë të humbura. Familje të shkatërruara. Dhe pyetja që nuk mund të shmanget: kush mban përgjegjësi? Konferencat, seminaret, ligjet dhe strategjitë mbeten vetëm një copë letër, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete, me mbrojtje reale për gratë në rrezik dhe me përgjegjësi për ata që dështojnë t’i mbrojnë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Sipas Policisë vrasja ka ndodhur të dielën në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar është kunati i viktimës. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa viktima dyshohet se është vrarë pas goditjeve me një mjet të fortë.
Gruaja që u vra në Pejë kishte kërkuar mbrojtje nga shteti
Gruaja nga Peja, e cila u vra të dielën në mbrëmje, tri ditë para rastit i...-
Abdixhiku për vrasjen në Pejë: Kërkojmë llogari, përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër
-
Gruaja që u vra në Pejë kishte kërkuar mbrojtje nga shteti
-
Prokuroria e Pejës deklarohet për vrasjen në Vitomiricë, tregon se më 22 tetor pranoi parashtresë nga viktima
-
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
-
Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së